Flash

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

Lapsi.al 27 December 2025
Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi,

Një 17-vjeçar i cili po argëtohej me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos në Greqi, u rrah brutalisht orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke përfunduar i plagosur në spital.

Autorët ishin 4 persona të maskuar me kapuçë, që mbërritën me taksi në vendngjarje dhe sulmuan të miturin. Pasi hynë brenda, ata kapën 17-vjeçarin dhe e nxorën me forcë nga ambientet, duke e rrahur brutalisht.

Madje njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. Policia greke tha se ka identifikuar një prej autorëve dhe ai është një shtetas shqiptar, tashmë i shpallur në kërkim. Mbeten ende të panjohura motivet e krimit, por besohet për një grindje dhe përplasje mes grupeve të të rinjve në zonë.

17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në Spitalin e Agrinjos si masë paraprake, ku iu dha ndihma e parë. Gjendja e tij shëndetësore, sipas të njëjtave informacione, nuk ngjall shqetësim.

Njerëz nga mjedisi i të miturit raportojnë se arsyeja e sulmit ishte krejtësisht e parëndësishme dhe ishte për shkak të një keqkuptimi. Siç pretendojnë ata, nuk ka pasur ndonjë përballje serioze paraprakisht, por dinamika është ende nën hetim.

“Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare, i cili më parë ka shqetësuar autoritetet. Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë”, shkruan gazeta greke.

Një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI