Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Parashikoi fundin e Botës në 25 dhjetor/ Profeti i rremë gjen justifikimin

Lapsi.al 26 December 2025
Parashikoi fundin e Botës në 25 dhjetor/ Profeti i rremë gjen

Për muaj të tërë, ai paralajmëroi se më 25 dhjetor 2025, qiejt do të hapeshin dhe bota do të mbytej. Për t'i shpëtuar përmbytjes, "besimtarët" do të duhej të hipnin në një nga arkat e tij të frymëzuara nga Bibla. Por tashmë që profecia e tij nuk është realizuar, ai po përballet me mohimin dhe zemërimin e ndjekësve të tij.

Bëhet fjalë për profetin e rremë Ebo Noah nga Gana, i cili i kishte rrëfyer audiencës së tij gjithnjë në rritje në rrjetet sociale se bota do të shkatërrohej nga shirat dhe përmbytjet ekstreme. Profeti i rremë pretendoi se kishte marrë një urdhër hyjnor për të ndërtuar arkat si e vetmja rrugëdalje për "familjet e zgjedhura".

Thuhet se mijëra njerëz u besuan profecive të tij të rreme. Disa shitën pronat, të tjerë lanë punët e tyre dhe u zhvendosën pranë vendeve ku po ndërtoheshin arkat. Videot tregonin besimtarët duke rezervuar vende paraprakisht, duke siguruar shpëtimin e tyre dhe një vend në planet të nesërmen.

Pseudo-Noeja pretendoi se kishte ndërtuar tashmë 10 anije dhe se shirat do të zgjasnin për 3 vjet. Arkat do të ishin një strehë për të dhe pasuesit e tij. Në kundërshtim me rrëfimin biblik, pseudo-Noeja nuk ndërtoi një anije gjigante, por disa arka.

Ai nuk ndërtoi një arkë të vetme gjigante, por midis 4 dhe 8 anijeve të mëdha. Siç tha ai, do të kishte një ndarje të njerëzve, kafshëve shtëpiake, kafshëve të egra dhe ngarkesave e furnizimeve. Të gjitha anijet ishin të frymëzuara nga arka biblike, megjithëse vëzhguesit argumentuan se ato dukeshin shumë të vogla për t'i bërë ballë një përmbytjeje globale, si ajo që ai parashikoi.

Embo pretendoi se deri në 380 000 njerëz ishin mbledhur ose kishin shprehur interesin e tyre për t'u shpëtuar përmes anijeve të tij.

Justifikimi për "shtyrjen" e përmbytjes

Ebo Enoku, siç njihej përpara, nuk u dekurajua nga dështimi i profecisë së tij të rreme. Përkundrazi, ai tha se Perëndia i kishte dëgjuar lutjet e tij dhe vendosi t'i shtynte përmbytjet deri në një njoftim të mëtejshëm.

Ai gjithashtu filloi të kërkonte kontribute të reja financiare për të ndërtuar edhe më shumë arka për të përmbushur nevojat e besimtarëve të tjerë që kërkonin shpëtim.

Megjithatë, dështimi për të konfirmuar profecinë shkaktoi edhe reagime. Një person, i cili dyshohet se besonte se ishte i lidhur me pseudo-Noeun, i vuri flakën njërës prej arkave të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI