Flash

Humbi jetën duke luajtur futboll, detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Lapsi.al 26 December 2025
Humbi jetën duke luajtur futboll, detaje nga vdekja e 42-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë.

Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Viktima, me iniciale B.R.,jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime. Mbrëmjen e djeshme, ai po luante futboll së bashku me bashkëmoshatarët e tij, kur gjatë lojës dyshohet se është goditur fort nga topi në kraharor.

Sipas informacioneve paraprake të policisë dhe dëshmive të shokëve që ndodheshin në vendngjarje, pas goditjes 42 vjeçari ka humbur ndjenjat.

Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës nga shokët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Mjekët kanë bërë të ditur se i riu ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes, i cili rezultoi fatal.

Analiza e 42 vjeçarit është dërguar në Tiranë për autopsi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas rreth tre muajsh, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Specialistët e shëndetësisë ngrenë shqetësimin se raste të tilla po përsëriten gjithnjë e më shpesh, veçanërisht tek moshat e reja nga 40 deri në 50 vjeç.

Ata theksojnë se shumë të rinj angazhohen në aktivitete sportive intensive pa kryer kontrolle mjekësore paraprake, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre, veçanërisht sistemin kardiovaskular, çka mund të çojë në pasoja fatale si arresti kardiak.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI