Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

Lapsi.al 26 December 2025
Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

Pikat e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës kanë shënuar fluks të lartë udhëtarësh që vijnë për festat e fundvitit nga Greqia.

Gjatë ditëve të fundit, lëvizjet në kufi janë më të shumta në drejtim të hyrjes në Shqipëri, kjo teksa emigrantët shqiptarë kthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet PKK Kapshticë kanë hyrë dhe dalë 8424 shtetas me 3046 mjete. Kanë hyrë në vendin tonë 6907 shtetas me 2485 mjete si dhe kanë dalë 1517 shtetas me 561 mjete.

Mësohet se për të përballuar fluksin e udhëtarëve, Policia Kufitare është angazhuar për të shmangur krijimin e radhëve dhe për të minimizuar kohën e pritjes.

Ndërkohë në Kakavijë janë përpunuar 10.087 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8537 në hyrje dhe 1550 në dalje, si dhe 2902 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2413 në hyrje dhe 489 në dalje.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet dhe të respektojnë rregullat, pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim./Ap

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI