Flash

Emma Heming flet për festat me Bruce Willis pas diagnostikimit

Lapsi.al 26 December 2025
Emma Heming flet për festat me Bruce Willis pas diagnostikimit

Emma Heming, bashkëshortja e aktorit të famshëm Bruce Willis, ka folur hapur për ndjenjat e trishtimit që përjeton gjatë festave, ndërsa familja e tyre përballet me demencën e aktorit.

Në një shkrim në blogun e saj, Heming pranoi se festat “duken ndryshe tani”, duke theksuar se organizimi i tyre kërkon shumë më tepër përgatitje sesa më parë, përpara diagnozës së Bruce Willis me demencë frontotemporale (FTD) dhe afazi progresive primare (PPA).

“Momentet që dikur sillnin gëzim të pastër, tani vijnë të ndërthurura me një ndjenjë zie,” shkroi ajo. “E di këtë sepse po e jetoj.” Ajo shtoi se festat nuk zhduken kur demenca hyn në jetën e një familjeje, por ato ndryshojnë. “Festat nuk zhduken kur demenca bëhet pjesë e jetës. Ato thjesht ndryshojnë,” shkroi Heming.

Emma Heming kujtoi gjithashtu se sa shumë i donte Bruce Willis festat përpara se të sëmurej.

“Ai e adhuronte këtë periudhë të vitit – energjinë, kohën me familjen, traditat,” tregoi ajo. “Ai ishte ai që bënte petullat, që dilte në borë me fëmijët, prania e qetë dhe e qëndrueshme në shtëpi gjatë gjithë ditës.”

Sipas saj, demenca nuk i fshin këto kujtime, por krijon një distancë të dhimbshme mes së kaluarës dhe së tashmes.

Aktorit të filmit “Die Hard” nuk i është më e mundur të bëjë shumë nga gjërat që bënte më parë, ndërsa Emma pranoi se tani ajo merr përsipër detyra që dikur i përkisnin atij, si vendosja e dritave festive apo përgatitja e petullave.

“E gjej veten duke e përmendur emrin e Bruce-it me shaka, teksa mundohem me dritat e festave apo bëj punë që dikur ishin të tijat,” rrëfeu ajo. “Jo sepse jam e zemëruar me të, por sepse më mungon mënyra se si ai e udhëhiqte atmosferën e festave.”

Emma Heming, 47 vjeçe, kishte ndarë ndjenja të ngjashme edhe në një intervistë për revistën People muajin e kaluar, ku tha se familja vazhdon ta festojë Krishtlindjen me Bruce Willis.

“Bruce e donte Krishtlindjen dhe ne e duam ta festojmë atë me të,” u shpreh ajo, duke shtuar me humor se filmi “Die Hard” nuk mungon kurrë, pasi sipas saj është një film Krishtlindjeje.

 

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI