Flash

A po persekutohen të krishterët në Nigeri, siç pretendon Trump?

Lapsi.al 26 December 2025
A po persekutohen të krishterët në Nigeri, siç pretendon

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se forcat amerikane kanë goditur grupin terrorist Shteti Islamik (IS) në Nigeri, duke e akuzuar këtë organizatë se po “shënjestron dhe po vret në mënyrë barbare, kryesisht të krishterë të pafajshëm”. 

Deklarata vjen disa javë pasi Trump kishte kërcënuar me veprime ushtarake, pas presionit të vazhdueshëm nga politikanë dhe aktivistë në SHBA, të cilët pretendojnë se militantët islamistë në Nigeri po kryejnë një fushatë sistematike dhune kundër të krishterëve.

Megjithatë, një analizë e BBC-së ngre pikëpyetje serioze mbi saktësinë e shifrave dhe të dhënave mbi të cilat mbështeten këto pretendime.

Shifra alarmante, por të diskutueshme

Në muajt e fundit, figura publike në SHBA, përfshirë senatorë dhe komentatorë të njohur, kanë folur për dhjetëra mijëra të krishterë të vrarë dhe mijëra kisha të shkatërruara në Nigeri që nga viti 2009. Këto shifra janë përhapur gjerësisht edhe në rrjetet sociale, duke u cilësuar madje si “gjenocid”.

Qeveria nigeriane i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur “keqinterpretim të rëndë të realitetit”. Autoritetet në Abuja pranojnë se vendi përballet me dhunë të përgjakshme, por theksojnë se grupet terroriste sulmojnë si myslimanë ashtu edhe të krishterë, pa dallim feje.

Edhe analistë të sigurisë në Nigeri theksojnë se, ndonëse të krishterët janë prekur nga dhuna, nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur tezën se ata janë objektivi i vetëm apo kryesor.

Burimi i shifrave

Shumë nga shifrat e cituara nga politikanë amerikanë mbështeten në raportet e një OJQ-je nigeriane, International Society for Civil Liberties and Rule of Law (InterSociety). Kjo organizatë pretendon se mbi 100 mijë të krishterë janë vrarë në Nigeri që nga viti 2009.

Por raportet e InterSociety nuk ofrojnë lista të detajuara burimesh dhe metoda të qarta verifikimi, gjë që e bën të vështirë konfirmimin e këtyre shifrave. Në disa raste, organizata i atribuon viktimave përkatësi fetare edhe kur raportimet origjinale mediatike nuk e përmendin këtë element.

BBC ka gjetur se, duke mbledhur të dhënat nga raportet mediatike të cituara nga vetë InterSociety, numri real i viktimave rezulton dukshëm më i ulët se ai që pretendohet publikisht.

Kush janë autorët e dhunës?

Dhuna në Nigeri lidhet kryesisht me grupet xhihadiste Boko Haram dhe Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore, të cilat veprojnë kryesisht në verilindje të vendit. një zonë me shumicë myslimane. Shumë nga viktimat e këtyre grupeve janë vetë myslimanë.

Pjesë e debatit janë edhe konfliktet mes barinjve Fulani dhe komuniteteve lokale. Ndërsa disa i cilësojnë këto sulme si fetare, ekspertët theksojnë se në shumë raste bëhet fjalë për konflikte etnike dhe ekonomike, të lidhura me tokën dhe burimet natyrore, jo për xhihad fetar.

Çfarë thonë të dhënat alternative

Organizata ndërkombëtare që monitorojnë dhunën politike, si ACLED, raportojnë shifra shumë më të ulëta për viktimat e krishtera. Sipas tyre, që nga viti 2009 janë vrarë rreth 53 mijë civilë në Nigeri nga dhuna politike, përfshirë myslimanë dhe të krishterë.

Nga viti 2020 deri në shtator 2025, vetëm një pjesë e vogël e këtyre viktimave rezulton të ketë qenë e synuar posaçërisht për shkak të besimit të krishterë.

Një realitet kompleks

Analistët bien dakord se Nigeria po përballet me një krizë të thellë sigurie, me grupe terroriste, banditë dhe rrjete kriminale që veprojnë paralelisht. Por ata paralajmërojnë se thjeshtimi i kësaj dhune si një “luftë fetare kundër të krishterëve” rrezikon të deformojë realitetin dhe të ndikojë politikisht në vendimmarrjen ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ndërhyrja e SHBA-së dhe deklaratat e forta të Trump kanë ndezur debat të gjerë, si në Nigeri ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, mbi faktet reale pas një narrative që po përdoret gjithnjë e më shumë në politikën amerikane.

BBC, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI