Flash

Tragjedi në brigjet Senegalit/ Përmbyset varka me emigrantë

Lapsi.al 25 December 2025
Tragjedi në brigjet Senegalit/ Përmbyset varka me emigrantë

Të paktën 12 persona humbën jetën kur një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit të mërkurën. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se nga përmbytja e varkës, dymbëdhjetë trupat e pajetë janë gjetur. Konkretisht, anija mbante rreth 100 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë.

“Ka 32 të mbijetuar. Pjesa tjetër duhet të ketë ikur para se të mbërrinin ekipet e shpëtimit," tha një zyrtar për AFP-në.

Senegali është një nga pikat kryesore të nisjes për migrantët afrikanë që ndjekin rrugën jashtëzakonisht të rrezikshme të Atlantikut për të arritur në Evropë, kryesisht nëpërmjet Ishujve Kanarie. Në vitet e fundit, mijëra njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur ta bëjnë këtë udhëtim, të ngjeshur në varka të vogla.

Të këshilluara

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar....

07:43

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu...

07:25

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI