Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Një mbishkrim në Times Square: “Jezusi është palestinez”

Lapsi.al 25 December 2025
Një mbishkrim në Times Square: “Jezusi është

Shoqata Amerikano Arabe Kundër Diskriminimit, (American Arab Anti Discrimination Committee), ADC, ka financuar një tabelë ndriçuese të vendosur në Times Square, në zemër të Nju Jorkut, me mbishkrimin “Jezusi është palestinez”, me shkronja të zeza mbi një sfond jeshil të ndezur. Në anën tjetër shkruhet “Gëzuar Krishtlindjet”. Lajmi raportohet nga New York Post, i cili flet për reagime të përziera, por kryesisht kritike, nga kalimtarët.

Adeb Ayoub, drejtor ekzekutiv kombëtar i organizatës arabo amerikane, ka deklaruar se organizata jofitimprurëse merr me qira hapësira publicitare në Times Square që nga fillimi i këtij viti, me mesazhe të ndryshme që ndryshojnë çdo javë. Tema bazë e fushatës së tabelave është “America First”, ka shpjeguar ai, me synimin për të inkurajuar njerëzit të njohin një terren të përbashkët mes komuniteteve arabe dhe myslimane dhe të krishterëve në Shtetet e Bashkuara gjatë “periudhës me fluksin më të madh në New York City”.

“Ka shumë më tepër ngjashmëri mes arabëve, myslimanëve dhe të krishterëve në këtë vend sesa disa të tjerë duan të na bëjnë të besojmë, dhe ekziston një frikë nga kultura dhe feja e përbashkët”, i ka thënë Ayoub New York Post. “Shumica e amerikanëve në këtë vend janë të krishterë dhe djepi i krishterimit është Palestina. Nëse njerëzit duan të shkojnë përpara e mbrapa dhe ta diskutojnë këtë çështje, atëherë mirë, tabela e ka ndezur debatin”.

I pyetur nëse grupi i tij po vinte në diskutim faktin që Jezusi ishte hebre, Ayoub është përgjigjur se “Jezusi jeton në secilin prej nesh” dhe se kjo çështje është “objekt interpretimi”.

Një tabelë e re publicitare e ADC, e vendosur këtë javë, deklaron: “Jezusi do të thoshte ‘rrëzojeni atë mur’”. Ayoub ka bërë të ditur se një tjetër tabelë e re publicitare do të shfaqet në Times Square për natën e Vitit të Ri.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI