Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e ndodhur sot në Kavajë. Biznesmeni Artur Ligeja u sulmua me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas u arrestua nga policia.
Ngjarja ndodhi brenda një prej bizneseve në pronësi të Ligejas, ku autori i kërkoi para. Pasi i refuzuan, Velecia e goditi me thikë.
Burimet për mediat bëjnë me dije se Eri Velecia është i njohur si përdorues i lëndëve narkotike. Policia vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.