Flash

VIDEO/ Tension në “Elbasan Arena”: Tirana braktis fushën, ndeshja mbyllet 1-1

Lapsi.al 24 December 2025
VIDEO/ Tension në “Elbasan Arena”: Tirana braktis fushën,

Ndeshja e javës së 18-të të Superiores mes Elbasanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” u mbyll me barazim 1-1, por jo pa tension.

Pjesa e parë nuk pati ngjarje të veçanta, ndërsa emocionet u përqendruan në pjesën e dytë. Tirana kaloi e para në avantazh me golin e Tabekut, por më pas Elbasani fitoi një penallti. Gjyqtari Laver Alla nuk shqyrtoi situatën në VAR, gjë që nxiti pakënaqësi te bardheblutë, të cilët vendosën të braktisnin për disa minuta fushën si shenjë proteste. Penalltia u realizua nga Tsage, duke barazuar rezultatin, dhe pas rikthimit në fushë, rezultati mbeti 1-1.

Të dyja ekipet ndanë nga një pikë në këtë përballje. Elbasani mban vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana mbetet në fund me 10 pikë.

[video width="660" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/12/694c1bce27819.mp4"][/video]

Tirana në krizë të thellë, Partizani triumfon në derbi: Kryeqyteti vishet i kuq

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI