Sa ka shpenzuar Ronaldo për pronën në Detin e Kuq
I pamundur rezistimi përballë thirrjes së atyre 19 vilave ultra-private të shtrira mbi rërë të bardhë të paprekur dhe të rrethuara nga ujëra kristal. Një vend që kombinon komoditetin, përmes një dizajni modern, me një shërbim të përkryer në një ambient natyror të paprekur. Prona e re ka tre dhoma gjumi, ideale për mbledhje familjare, ndërsa vila e dytë ka dy dhoma gjumi, e konceptuar për qëndrime më intime. Çmimi fillestar për këto vila është rreth 15.5 milionë rialë sauditë (rreth 4.5 milionë dollarë, pak më shumë se 4 milionë euro), edhe pse shuma e saktë e paguar nga Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk është bërë publike. Çifti po shqyrton edhe mundësi të tjera investimi në të njëjtën zonë. Në faqen zyrtare të ndërtuesit, ja deklaratat e Ronaldos që konfirmojnë blerjen: “Deti i Kuq është një vend vërtet i jashtëzakonshëm. Që nga vizita jonë e parë, Georgina dhe unë kemi ndjerë një lidhje me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore; është një vend ku ndihemi në paqe. Tani që kemi një shtëpi këtu, mund të shijojmë kohë cilësore me familjen në privatësi dhe qetësi të plotë sa herë që duam”, ka theksuar Cristiano Ronaldo në deklaratat e mbledhura nga faqja zyrtare e ndërtuesit.View this post on Instagram