Flash

Higuita rikthen “goditjen e akrepit” në moshën 59-vjeçare: çmenden tifozët në Kolumbi

Lapsi.al 24 December 2025
Higuita rikthen “goditjen e akrepit” në moshën
René Higuita ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë vite. Nuk ka qenë kurrë një nga portierët më të mirë në botë, por sensi i spektaklit ishte i tiji dhe ndoshta mbetet ende sot unik. Kolumbiani njihej për daljet e tij të çmendura nga porta, por si markë dalluese ka pasur “goditjen e akrepit”, të cilën pati guximin ta realizonte në një ndeshje miqësore kundër Anglisë në tempullin e Wembley. Në moshën 59-vjeçare, Higuita e ka bërë sërish dhe i ka dalë edhe mjaft mirë, pavarësisht se gjendja e tij fizike nuk është më ajo e kohëve të arta.

Goditja legjendare e akrepit në Wembley

Shtator 1995. Wembley. Miqësore Angli–Kolumbi. “I çmenduri” René Higuita vendos të bëjë goditjen e akrepit mbi një gjuajtje–krosim të Jamie Redknapp. Higuita hidhet përpara, e lë topin t’i kalojë mbi kokë dhe me këmbët e përthyera pas shpine e largon sferën me taka. Publiku shpërthen në delir. Ai lëvizje që të kujton bishtin e një akrepi bëhet përfundimisht marka e portierit kolumbian, i cili gjithmonë ka dashur rrezikun: dilte nga zona, merrte pjesë në aksionet sulmuese dhe driblonte. Në Itali ’90 bëri një gabim të bujshëm dhe Roger Milla përfitoi prej tij.

Rikthimi i goditjes së akrepit në moshën 59-vjeçare

Me kalimin e kohës, ai gjest është bërë totalisht viral në rrjetet sociale dhe nuk kalojnë shumë javë pa u shfaqur në faqet e përdoruesve. Koha e ka bërë edhe më ikonike atë goditje, e cila është rikthyer në mënyrë befasuese. Gjatë një ndeshjeje mes ish-legjendave të zhvilluar në Cali, në Kolumbi, organizuar nga Mario Yepes – ish-mbrojtësi i Milanit dhe Chievos – Higuita e provoi sërish. Pas një krosimi të ish-reprezentuesit kolumbian Macnelly Torres, Higuita e la topin të kalonte në ajër dhe, duke fluturuar me taka, e largoi atë. Portieri, i lindur në vitin 1966, mori një ovacion nga tifozët që patën mundësinë të shihnin sërish goditjen e akrepit të realizuar në moshën 59-vjeçare. Ky ishte akti i fundit i madh i asaj dite për Higuitën, i cili katër minuta më vonë ia la vendin Oscar Cordoba, pasardhësit të tij mes shtyllave të Kolumbisë në vitet ’90.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI