Flash

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë

Lapsi.al 23 December 2025
Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Apeli ashpërson masat

Gjykata e Apelit ka ndryshuar dhe ashpërsuar masat e sigurisë për disa persona të përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve të dyshimta në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe ish-drejtuesit e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, do të qëndrojnë në arrest në burg, për shkak të akuzave për “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, të cilëve më parë u ishte caktuar detyrim paraqitjeje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit nga Gjykata e Lezhës, tani do të qëndrojnë në arrest shtëpie, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Për ish-drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, Flori Gjini dhe Kol Malaj, masat e mëparshme, që parashikonin ndalim për të dalë jashtë vendit, mbeten në fuqi. Po ashtu, Pjetër Tuçi, akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”, do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Ashpërsimi i masave u kërkua nga prokurorja e çështjes, Iva Harka, e cila ankimoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lezhës. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Lezhës (procedimi penal nr. 135/2025), personat e përfshirë dyshohet se kanë kryer ndërtime pa leje dhe më pas i kanë legalizuar në mënyrë të paligjshme.

Hetimet e Prokurorisë së Lezhës tregojnë se të akuzuarit dyshohet të kenë qenë të përfshirë në ndërtime të paligjshme në Ranën e Hedhur, të cilat më pas janë legalizuar në mënyrë të kundraligjshme.

Gjatë këtij procesi hetimor, katër objekte janë vendosur nën sekuestro preventive, ndërsa prokuroria vazhdon të dokumentojë raste të tjera të ndërtimeve të jashtëligjshme në këtë zonë turistike.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI