Flash

Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mijëra apartamente të pashitura nga çmimet stratosferike

Lapsi.al 23 December 2025
Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mijëra apartamente të

Kleringu, po sjell krizë ekonomike në sektorin e ndërtimit.Kantierët e ndërtimit nuk janë një mundësi e mirë ekonomike për prodhuesit e tullave.

Fabrikat po i ndezin furrat e tyre, jo për të fituar para, por për prona.

Viktor Nikolli, i cili është administrator i një fabrike tullash në Fushë Krujë, thotë se kjo formë e re tregtie po e dërgon atë drejt falimentimit.

Sipas tij shpirti i biznesit është qarkullimi i parasë.

“Problemi më i madh që kemi është likuiditeti, po na shkatërron klerigu. Jemi të detyruar të shesim me klering sepse kështu punojnë konkurrentët tanë. Është për të ardhur habi se si ka mundësi po kthehemi në kohën e shkëmbimit mall me mall”, shprehet Viktor Nikolli.

Kleringu, duket se është fitimprurës për ndërtuesit, por jo për prodhuesit e materialeve që ngrihen objektet e tyre.

“Sot ka ndërtues që nuk ka nevojë të shesin sepse gjithë kostot që një ndërtues ka i shpërndan nëpërmjet kleringut, dhe e ka mundësinë të presë një moment të dytë për të shitur pronën me një çmim më të lartë”, shprehet Ervin Demirxhiu, vlerësues pasurive të paluajtshme.

Kjo marrëdhënie biznesi, ndikoi që Viktori të ndërmarrë vendimin ekstrem për fabrikën e tij.

“Më datën 20 dhjetor fabrika u fik, jemi të bllokuar për pagesat, të mbash fabrikën në punë duhen minimalisht 400 mln lekë të vjetra për të bërë pagesat”, shprehet Nikolli.

Çmimet e larta të diktuara nga ndërtuesit kanë lënë stok apartamentet që Viktori ka përfituar nga kleringu.

“Sot që flasim unë kam 40 banesa në treg që nuk i shes dot, dhe arsyeja është se është bllokuar tregu, çmimit janë tepër të larta”, shton më tej ai.

E ndërsa pallatet shtohen, shitjet kanë ecur në të njëjtin ritëm si një vit më parë.

“Është e vërtetë që ka pas një stopim për pronat e rishitura dhe këtu ndikon procesi i rivlerësimit”, thotë Demirxhiu.

Sipas Bankës së Shqipërisë, koha mesatare për të shitur një apartament është rritur në 11.1 muaj, duke ia bërë më të vështirë pronarëve nxjerrjen në treg të një banese./tch

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI