Flash

Hotel me pishina e palestra për ekipet kombëtare: FSHF zbulon detaje nga projekti

Lapsi.al 23 December 2025
Hotel me pishina e palestra për ekipet kombëtare: FSHF zbulon detaje

Federata e Futbollit (FSHF) po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një hoteli modern pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky projekt do të shërbejë për akomodimin e të gjitha ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve, duke nisur nga Kombëtarja A e djemve dhe vajzave, e deri te ekipet e moshave.

Hoteli do të ketë 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, ndërsa në përbërjen e tij do të përfshihen ambiente funksionale si restorante, salla konferencash dhe gjithsej 87 dhoma. Kapaciteti i tij do të mundësojë akomodimin e deri në katër ekipeve kombëtare njëkohësisht, veçanërisht në raste turnesh. Po ashtu, hoteli do të përfshijë një kat të dedikuar parkimi, ambiente magazinimi, si edhe facilitete të tjera si pishina apo palestra.

Lexo më tej: Presidenti i FSHF-së shtrin pushtetin edhe në FIFA: posti i ri i Dukës

Punimet pritet të nisin menjëherë pas miratimit të lejes së ndërtimit. Federata e Futbollit ka aplikuar tashmë për lejen përkatëse dhe aktualisht ndodhet në proces pritjeje. Ky investim dëshmon edhe një herë përkushtimin e Federatës së Futbollit për krijimin e kushteve sa më optimale për ekipet kombëtare, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”, duke e afruar atë me standardet e komplekseve më moderne të futbollit në Europë dhe në botë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI