Flash

Yildiz ka një rrogë kaq të ulët sa vetëm tre lojtarë të Juventusit fitojnë më pak

Lapsi.al 22 December 2025
Yildiz ka një rrogë kaq të ulët sa vetëm tre

Kenan Yildiz është kthyer në pikë referimi të Juventusit, me teknikun Luciano Spalletti që i ka besuar fantazistit turk çelësat e lojës bardhezi. Ai është truri i manovrës, shtysa kryesore nga mbrojtja në sulm dhe lojtari i klasit të pastër. Yildiz ka shpërthyer plotësisht, sidomos pas pauzës së fundit të kombëtareve, duke gjetur formë dhe gola.

Ai u hodh për herë të parë nga Allegri, me golin ndaj Frosinones dhe ndeshjen si titullar kundër Udineses. Sot është një nga të paktët të mbetur nga ajo Next Gen e artë.

Lexo më tej: Super Yildiz, Juventus përmbys Cagliarin por humb Vlahovic: “Trajner, u vrava shumë”

Megjithatë, Yildiz është në qendër të zërave të merkatos. Fanella me numrin 10 të Del Pieros nuk është e sigurt për shumë vite, ndërsa interesimi anglez është real. Juventus duhet të veprojë, duke nisur nga paga.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2029, por klubi dëshiron ta blindojë më herët. Aktualisht, fantazisti turk fiton 1,5 milionë euro në sezon, një nga pagat më të ulëta në skuadër.

Më pak se ai paguhen vetëm:

Pinsoglio: 300 mijë euro

Cabal: 1,2 milionë euro

Yildiz, së bashku me Perin, është në fund të listës së pagave, pavarësisht rolit qendror në skuadër.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI