Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Spalletti tregon limitet e Zhegrovës, kërkon dikë në sallën e shtypit: “Ku janë ata?”

Lapsi.al 21 December 2025
Spalletti tregon limitet e Zhegrovës, kërkon dikë në

Juventusi merr tri pikë themelore për t’u afruar sërish zonave të larta të renditjes në Serie A. Fitorja 2-1 ndaj Romës, pas suksesit në fushën e Bolognës, i lejon Luciano Spallettit të kalojë një Krishtlindje më të qetë dhe më të vetëdijshme për forcën e një Juventusi që në “Stadium” ka treguar dhëmbët. Te njerëzit, te grupi, te loja, por edhe te individët. Spalletti i analizoi të gjithë këta faktorë dhe më pas u ndal te disa lojtarë në veçanti, mbi të gjitha: Edon Zhegrova.

Kosovari hyri në fushë në pjesën e dytë për të zëvendësuar Conceiçaon dhe në ndeshjen e tij peshon pa dyshim gabimi që çoi në kundërsulmin e Romës, nga i cili erdhi goli i Baldanzit. Në mes, megjithatë, shumë gjëra të mira nga ish-lojtari i Lille, i aftë të ndezë Stadiumin si pak të tjerë. Por diçka nuk i pëlqen Spallettit, i cili në sallën e shtypit pas ndeshjes u drejtohet të gjithëve atyre që kërkonin me ngulm një përdorim më të shpeshtë të tij në formacionin titullar. Ai i kërkon, duke iu drejtuar gazetarëve që me insistim e kishin pyetur për përdorimin e tij: “Ku janë ata?”

Dhe kështu nis një arsyetim më i qartë mbi kushtet e kosovarit. “Sa herë është folur për të?”, nis Spalletti duke hapur një diskutim të gjerë për lojtarin: “Kur e sjell në gjysmën tënde të fushës nuk të lënë të rinisesh, sepse të mungon një për të bërë atë që bëjnë të gjithë, dhe nëse të mungon një, ata këtë epërsi ta bëjnë të paguash – shton ai. – Pastaj kur e çon 20 metra më përpara, për duelet një kundër një, është një tjetër histori”.

Lexo më tej: Conceição dhe Openda e rrëzojnë Romën: Juventus i afrohet vendit të katërt

Këtu Spalletti lartëson plotësisht punën e Zhegrovës, duke njohur cilësitë e tij të mëdha në fazën sulmuese që i kanë sjellë Juventusit disa raste shumë të rrezikshme përballë Svilarit: “Ka bërë dy krosime që potencialisht ishin dy gola, sepse i godet fort, ta dërgon topin në kokë”.

Dhe shpjegon më tej: “Mjafton që një të qëndrojë në vend, ta dërgon topin në kokë dhe ti shënon – përsërit ai. – Por pastaj duhet të jesh i zoti ta rikthesh lart pa kontributin e tij, sepse të tjerët të shtyjnë pas, të detyrojnë ta bësh atë gjë në inferioritet numerik. Nuk ka shpërthimin prej 70 metrash dhe kundër këtyre skuadrave bëhet e vështirë, sepse pastaj ai të jep dy topa, ndaj duhet të qëndrosh brenda këtij ekuilibri”.

Praktikisht, Spalletti nënvizon kufijtë e lojtarit të tij: “Shpresa është që ata dy topa që të jep të prodhojnë diçka dhe që të tjerët, edhe në inferioritet numerik brenda gjysmës së fushës, të arrijnë të kompensojnë cilësinë që kanë kundërshtarët”.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI