Flash

Rama gjen alibi për mos lejuar arrestimin e Ballukut

Lapsi.al 21 December 2025
Rama gjen alibi për mos lejuar arrestimin e Ballukut

Sa më shumë kohë kalon aq më e qartë bëhet strategjia e Edi Ramës, për ta mbrojtur zëdhënësen e tij të pandehur. Në episodin e kësaj të diele në podkastin “Flasim” ai e ka kushtëzuar heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut me gjykimin që do të japë gjykata kushtetuese lidhur me pezullimin e saj nga detyra, pra për një çështje krejtësisht të ndryshme, nga ajo për të cilën SPAK i kërkoi parlamentit arrestimin e saj: frikës se mund të manipulojë provat, dëshmitarët dhe përsërisë veprat. 

Presione punonjëseve të ministrisë/ Pse e kërkon SPAK arrestimin e Ballukut

Kryeministri Edi Rama i dha përgjigje për herë të parë pyetjes se përse po e zvarrit çështjen e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Rama bëri të qartë se mazhroanca do ta thotë fjalën e saj pas 22 kanarit, kur të ketë vendosur Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit nga detyra.

“Sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave” të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese", tha Rama.

Kronologjia/ 23 ditët që e kthyen Ramën në ushtar të Ballukut

Ai e konsideroi kërkesën e parë të SPAK-ut, atë për pezullim si "ekstreme", "antidemokratike" dhe "antikushtetuese", duke shtuar se duke u sjellë sikur nuk e dinin se çështja qe në gjykim në një gjykatë tjetër prokurorët "erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, - tha ai.

[video width="654" height="776" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/12/Screen_Recording_20251221_165319_TikTok.mp4"][/video]

 

Pra, ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare duket se mazhoranca e ka shtyrë këtë çështje të paktën deri në 22 janar.

Imuniteti/ Hilet që përdorën socialistët, për të mbrojtur Ballukun

Ndërsa Partia Demokratike kërkoi mbledhjen për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të hënën, mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë duke dashur që komisioni të mblidhet në janar. Prokurorët e SPAK të pranishëm në mbledhje kërkuan që vendimi të merret sa më shpejt dhe thanë se 3 ditë kohë ishin të mjaftueshme për të shqyrtuar provat dhe për të marrë një vendim.

Në 22 të muajit të ardhshëm Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për marrjen në shqyrtim në themel të pezullimit nga detyra nga ana e Gjykatës së Posaçme. Rama ka pretenduar se pezullimi i një ministri nga gjykata është shkelje e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv. Në këtë seancë, përveç qeverisë, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, si dhe nga parlamenti e Presidenca si subjekte të interesuara.

Në 20 nëntor Kushtetuesja e pezulloi masën deri në shqyrtimin e plotë të çështjes duke e kthyer Ballukun në detyrë. Pas kësaj SPAK kërkoi një masë më të fortë duke kërkuar autorizim në Kuvend për arrestimin e Ballukut. Gjykata e Posaçme e Apelit e pezulloi gjithashtu vendimmarrjen për çështjen e pezullimit nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses. Ndërkohë Balluku nuk mund të dalë jashtë vendit pasi pasaporta e saj mbetet e bllokuar.

Por lidhja e procesit kundër pezullimit që ka në bazë cënimin ose jo të kompetencave të pushtetit ekzekutiv nga ai gjyqësor, nuk ka asnjë pikë takimi me çështjen për të cilan SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut. Prandaj alibia e Ramës nuk ka këmbë ku të mbahet. Pikërisht për këtë opozita e denoncoi qëndrimin e sotëm të kryeministrit.

"Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut nuk ka absolutisht asnjë lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i Prokurorisë për arrestimin e Ballukut bazohet në fakte dhe dokumente të vjedhjeve mbi 1.2 miliardë euro, bazohet në hetimin e aferave të tjera si Unaza e Madhe e Tiranës me 450 milionë euro vjedhje, si dhe në gjetjen e 300 apartamenteve, dy jahteve dhe 14 supermarketeve të të pangopurës së tij, Lubi.

Bardhi: Rama po zvarrit çështjen Balluku, pasi rrethi po i ngushtohet

Me këtë akt puçist dhe antikushtetues, Edi Rama jo vetëm bllokon pushtetin gjyqësor, por merr gjithashtu pushtetin e Parlamentit, duke asgjësuar de facto këtë institucion, pasi Rregullorja dhe Kushtetuta e tij, në nenin 118, “për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit me burg apo në shtëpi për ministrat dhe deputetët”, detyron Parlamentin dhe Këshillin për Imunitetin dhe Mandatet të shqyrtojë menjëherë kërkesën e Prokurorisë dhe ta përfundojë brenda dy javëve raportin për ta paraqitur si pikë të parë të rendit të ditës në seancën e parë plenare pasardhëse" thuhej në deklaratë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI