Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

“Një Gerrard m*ti”: Lampard fyehet në kor me emrin e rivalit historik, plas sherri

Lapsi.al 21 December 2025
“Një Gerrard m*ti”: Lampard fyehet në kor me emrin e
Frank Lampard nuk arriti të qëndrojë indiferent ndaj provokimeve dhe fyerjeve të tifozëve të Southampton. Trajneri i Coventry reagoi në dalje nga fusha, duke shpërndarë duartrokitje sarkastike dhe duke ngritur edhe gishtin e madh. Një gjest që shkaktoi rrëmujë në fushë, me lojtarët e Saints që kërkuan “përballje” me legjendën e madhe. Gjatë ndeshjes në “St Mary’s”, Lampard ishte objektiv i vazhdueshëm i fyerjeve nga publiku vendas, i cili në minutat e fundit nisi edhe koret ofenduese ndaj tij. Mjafton të thuhet se u quajt “një Steven Gerrard m*ti”, në referencë të rivalitetit të tij si futbollist me ish-ikonën e Liverpoolit. Një situatë që e nervozoi teknikun aktual të Coventry-t, kryesues të kampionatit me gjashtë pikë avantazh para pushimit të Krishtlindjeve.

Reagimi i Lampard dhe rrëmuja në fushë

Në fund të ndeshjes, e mbyllur me një barazim të vlefshëm në inferioritet numerik, Lampard, në momentin klasik pas vërshëllimës finale, vendosi të reagojë në këtë mënyrë përpara se të shkonte të përshëndeste tifozët e tij. Një qëndrim që shpërtheu reagimin e lojtarëve të Saints, në veçanti të mbrojtësit Taylor Harwood-Bellis. U krijua një përplasje e ashpër verbale që brenda pak çastesh përfshiu dhjetëra lojtarë dhe anëtarë të stafeve të të dyja skuadrave. Shtyrje, britma dhe momente kaosi të madh, me disa protagonistë që përfunduan edhe në tokë, përpara se situata të vihej nën kontroll.

Ndjesa e Frank Lampard

Në pas-ndeshje, i intervistuar nga Sky Sports, trajneri anglez u përpoq të ulë tonet dhe mori përgjegjësitë e tij: “E kuptoj kur një lojtar mbron skuadrën e tij përpara tifozëve të vet. Ajo që e kam të vështirë të pranoj është ky fenomen modern ku nga tribunat mund të të thuhet çdo gjë, por ti nuk mund të reagosh kur je i mbushur me emocione”. Erdhi edhe ndjesa e ish-mesfushorit: “Tani jam më i qetë. Kërkoj ndjesë për gjuhën time dhe për mënyrën si reagova. Ndoshta edhe tribuna duhet të bëjë të njëjtën gjë. Situata u nxeh, por ndodh kur e jeton ndeshjen deri në fund bashkë me lojtarët e tu. Ne jemi në arenë duke luftuar për diçka, dhe sot kemi marrë një pikë të rëndësishme”.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI