Flash

Shehaj: Qeveria pengon arrestimin e Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 20 December 2025
Shehaj: Qeveria pengon arrestimin e Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi sot se Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Shehajt, vendimi i mazhorancës për të bllokuar arrestimin e Belinda Ballukut, ndërkohë që drejtësia po heton korrupsionin i ka hequr çdo legjitimitet qeverisë Rama dhe e bën të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vendosin me votë mes drejtësisë dhe një pushteti të korruptuar.

"Është e qartë që pas vendimit të mazhorancës për të ndaluar arrestimin e Belinda Ballukut duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka më asnjë kuptim që ndërkohë që drejtësia po heton dhe kërkon arrestimin e të korruptuarve, mazhoranca i merr në mbrotje. Kjo mazhorancë nuk ka më legjitimitet! Nuk ka më arsye pse të qëndrojë në pushtet! Duhet që qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin midis drejtësisë dhe kësaj qeverie të korruptuar.

Të vendosin nëse kemi të bëjmë me një grusht shteti nga ana e drejtësisë, siç thotë Edi Rama, apo kemi të bëjmë me një drejtësi të vërtetë. Dhe këtë mund ta vendosin vetëm qytetarët shqiptarë. Duhen zgjedhje të parakohshme! Duhet të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme! Ky është një moment historik për Shqipërinë! Më në fund edhe në Shqipëri ka drejtësi. Të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Dhe duhet që me votën tonë t’ju tregojmë vendin!", tha Shehaj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI