Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

SHBA kryen sulme masive ajrore kundër ISIS në Siri

Lapsi.al 20 December 2025
SHBA kryen sulme masive ajrore kundër ISIS në Siri

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer një operacion të madh kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Siri, operacion që presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi si “hakmarrje shumë serioze” ndaj sulmit që la të vrarë tre amerikanë, dy ushtarë dhe një civil.

Uashingtoni ka thënë se një sulmues i IS-it ka kryer sulmin më 13 dhjetor në Palmira, kur u plagosën edhe tre ushtarë amerikanë.

“Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore në Siri për të eliminuar luftëtarët e IS-it, infrastrukturën dhe depot e armëve në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmit ndaj forcave amerikane që ndodhi më 13 dhjetor në Palmira të Sirisë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth, përmes një postimi në X.

“Ky nuk është fillimi i një lufte, është shpallje e hakmarrjes”, shkroi ai, duke shtuar se “sot ne ndoqëm dhe vramë armiqtë tanë. Shumë prej tyre, dhe do të vazhdojmë”.

Trump shkroi në rrjetin e tij social Truth Social se forcat amerikane “po shkaktojnë një hakmarrje shumë serioze, ashtu siç premtova, ndaj terroristëve vrasës që janë përgjegjës”, dhe se ata që sulmojnë amerikanët “DO TË GODITEN MË FORT SE KURRË MË PARË”.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se forcat amerikane kanë “nisur një sulm në shkallë të gjerë kundër infrastrukturës dhe objekteve të armëve të IS-it në Siri”.

Komanda Qendrore tha po ashtu se “mbi 70 caqe në disa lokacione në Siri” u goditën.

Të shtunën, Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, i tha AFP-së se të paktën pesë anëtarë të IS-it, përfshirë udhëheqësin e një celule, u vranë gjatë sulmeve të kryera gjatë natës nga SHBA-ja.

Ministria e Jashtme siriane, edhe pse nuk e komentoi drejtpërdrejtë sulmin amerikan, tha në X se shteti është i përkushtuar në luftën kundër IS-it, “për t’u siguruar që nuk ka strehë të sigurt në territorin sirian”.

Amerikanët e vrarë në sulmin në Palmira fundjavën e kaluar ishin rreshterët e Gardës Kombëtare të Ajovës, William Howard dhe Edgar Torres Tovar, si dhe Ayad Mansoor Sakat, një civil nga Miçigani që punonte si përkthyes.

Sulmi në Palmira ishte incidenti i parë i këtij lloji që nga rrëzimi i sundimtarit të kamotshëm sirian, Bashar al-Assad, në dhjetor të vitit të kaluar, dhe zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Sirisë, Noureddine al-Baba, tha se autori i sulmit ishte një anëtar i forcave të sigurisë që pritej të shkarkohej për shkak të “ideve të tij islamiste ekstremiste”.

Më 2014, IS-i pushtoi zona të mëdha të territorit sirian dhe irakiane. Personeli amerikan u vu në shënjestër të sulmeve, pasi mbështeti përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur IS-in.

IS-i është mposhtur, por vazhdon të ketë prani në Siri.

*Shënim: Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në shtator të vitit 2025, duke e ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, si emër të dytë. (REL)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI