Flash

Ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin, Sokol Sanxhaktari dhunohet keq në burgun e Reçit

Lapsi.al 20 December 2025
Ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin, Sokol Sanxhaktari dhunohet keq në

Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes është dhunuar keq në burgun e Reçit.

Lajmi u konfirmua nga burime pranë policisë së burgjeve, të cilët thanë se gjithçka ka ndodhur pak ditë më parë pas një sherri që nisi fillimisht mes Sanxhaktarit dhe disa gardianëve që shërbejnë brenda burgut dhe më pas në konflikt ka hyrë dhe Safet Bajri e miqtë e këtij të fundit, të cilët janë të izoluar në burgun e Reçit në Shkodër.

Sipas burimeve, i dënuari Sokol Sanxhaktari, ka nisur konfliktin me një nga gardianët e brendshëm të burgut, duke lëshuar fyerje ndaj tij.

Gardianët janë përpjekur ta neutralizojnë dhe qetësojnë, por nuk ja kanë dalë dot. Në këtë konflikt ka ndërhyrë dhe Safet Bajri, që është izoluar në këtë burg nga SPAK, pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Mes Sokol Sanxhaktarit dhe Safet Bajrit, janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, ndaj të dyja palët janë përfshirë në përplasje fizike. Mësohet se në këtë sher kanë ndërhyrë dhe shokët e tjerë të Safet Bajrit, të cilët kanë rrahur Sokol Sanxhaktarin.

Sipas burimeve, sheri masiv ndodhi për shkak se të gjitha dyert e brendshme të dhomave në sektorin ku ka ndodhi përplasja fizike qëndrojnë të hapura, duke i lejuar akses të dënuarve dhe paraburgosurve të shkojnë në dhomat e njëri-tjetrit.

Pas rrahjes, Sokol Sanxhaktari është nxjerë nga sektori duke e akomoduar në një sektor tjetër. Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit të njohur që ndodhen të izoluar në burgjet shqiptare, përfshihen në rrahje dhe përplasje masive të dhunshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI