Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Conceição dhe Openda e rrëzojnë Romën: Juventus i afrohet vendit të katërt

Lapsi.al 20 December 2025
Conceição dhe Openda e rrëzojnë Romën: Juventus i

Në ndeshjen e madhe të javës së 16-të të Serie A, Juventus mposhti Romën 2-1 me golat e Openda e Conceição dhe shkoi në -1 nga vendi i katërt, i cili mbahet pikërisht nga verdhekuqtë. Juventus rikthehet me forcë në garën për Champions League, ndërsa verdhekuqtë humbën mundësinë për t’u hedhur në krye të tabelës, në pritje të ndeshjeve të prapambetura të skuadrave që janë përpara në renditje (të angazhuara në Riad për Superkupën).

Pjesa e parë në “Allianz Stadium” u ndez vetëm në fund, kur Conceição fillimisht i shkoi pranë golit në minutën e 43’(pritje e shkëlqyer e Svilar) dhe më pas e gjeti menjëherë pas kësaj me një diagonale të saktë. Shumë më argëtuese pjesa e dytë, e nisur fuqishëm nga vendasit që e sulmuan Romën dhe gjetën golin e dytë në minutën e 70’ me golin e parë në Serie A të Openda: në krosimin e Zhegrovës Svilar priti goditjen me kokë të McKennie, amerikani rikuperoi topin e kthyer dhe i shërbeu belgut, i cili nuk gaboi me portën bosh. Në minutën e 75’ Baldanzi ngushtoi diferencën, duke mbërritur i pari te topi i kthyer pas pritjes së Di Gregorios, i cili ishte i zoti të ndalonte Ferguson. Kryeqytetasit provuan në çdo mënyrë, por rrezikuan shumë në minutën e 80’, kur shtylla i mohoi Yildiz gëzimin e golit.

LAZIO – CREMONESE 0-0

Java e 16-të e Serie A sjell një barazim mes Lazio dhe Cremonese. Bardhekaltërit e teknikut Maurizio Sarri dhe skuadra e drejtuar nga Davide Nicola largohen me një 0-0 të zbehtë nga “Stadio Olimpico” i Romës, ku asnjëra nga dy skuadrat nuk dhuroi emocione të veçanta. Mungesat e shumta i kushtëzojnë vendasit, ndërsa mysafirët zhvilluan një ndeshje të rregullt, por nuk gjetën shkëndijën vendimtare dhe e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë: Ceccherini u përjashtua në minutën e 94’.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI