Flash

Berisha nga Kurbini: Balluku ka 300 apartamente me paratë tuaja

Lapsi.al 20 December 2025
Berisha nga Kurbini: Balluku ka 300 apartamente me paratë tuaja

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar foltoren e radhës në Kurbin. Gjatë fjalës së tij ai u ndal te Belinda Balluku dhe të dhënat e nxjerra nga hetimi për pasurinë e saj.

"Në dosje e parë u hetua për zv.kryeministren dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. Askush nuk e dinte se ajo dispononte aq apartamente. Me taksat tuaja, paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me ilaçet e të sëmurëve tuaj dhe kafshatat tuaja, kishte siguruar për vetë 300 apartamente. Ju garantoj, këtu do të jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për dikatorë, për hajdutë, bizhura dhe diamante, por vetëm për njërin prej tyre, Gys Agasin, një kriminel kishte në vinotekën e tij shishe vere që s'i ka perandori i Japonisë, 33 mijë euro shishja e veres, të gjitha me paratë tuaja, para të vjedhura. Ky koordinatori i karteleve të drogës. Ai i mblidhte Troplinët dhe Çelajt te një lokal te Shkëmbi i Kavajës, për zgjedhje. Ishte njeriu më i afërt i Edi Ramës. Kishte verëra më të kushtueshme. S’keni parë gjë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe superluksit. Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysitter, që mezi siguronte kafshatat dhe më pas punonjëse në bashki. Tani me dy jahte. Jemi në kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë! Ne përmbysëm një diktaturë, dhe do përmbysim edhe këtë në mënyrën më të fuqishme më të vendosur dhe më shpejt”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI