Flash

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit për t'i tërhequr nga tenderat

Lapsi.al 20 December 2025
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha është shprehur se agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e kriminelëve, për t’i tërhequr nga tenderat.

Këto komentet të Berishës erdhën pas skandalit të zbuluar nga Prokuroria e Posaçme në institucionin e AKSHI-t. Po ashtu Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit para Kryeministrisë, për të bërë të mundur sipas tij, rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

"A mund t’i imagjinoni ju një agjenci shtetërore, e shtetit, nga rojat tek drejtori, ku merren peng biznesmen, punonjës, e pa dëgjuar kurrë. Merren peng, çohen në bodrumet e Suel Çelës, ju thyen kockat, qepin gojën, tërhiqen nga tenderi dhe natyrisht është kunati i kryeministrit. Kunati i kryeministrit, burri i motrës Linda Ramës. Ai që përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit.

Për njërin nga këto pengje u mor vesh sepse atij ja dha Zoti dhe i bëri një mesazh që po e merrnin peng. Dhe e bëmë zhurmë, absolutisht ju them një gjë këtu o miq. Mund të kem bërë një seri deklaratash se e ndiqja, po njeri që ta çelte gojën pasi u kthye në shtëpi për Danielin nuk kishte.

Danieli rrinte i bërë copa në shtëpi, gojën e qepte, as media, as shtet, askush nuk fliste më për të. Kurse tjetri para Danielit, Gerondi që është regjistruar duke thënë se, tenderat këtu i përcakton kunati dhe kunata, e marrin peng, tërheq çdo kërkesë dhe ja mbath në Gjermani. Dhe asnjëri nga ne nuk e mori vesh.

E morëm vesh kur gjermanët sollën informacionin. E bëra këtë hyrje se situatë të tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë. Që ndërmarrje shtetërore të merren njerëzit peng. Kjo tejkalon të gjitha imagjinatën.

Miq, Edi Rama, pas vendosjes ose marrjes së pandehur të asaj që unë e quaj Lubi Balluku, se nuk ka gjë që t’i përshtatet një njeriu që s’ka njohur asnjë kufi në vjedhjet e saj, siç provohet, sjell, e pezullon. Çfarë ndodhi? Jo që t’i jepte dorëheqjen siç kanë dhënë, për hir të së vërtetës, 90% në të gjitha këto vite para vitit 2013 çdo ministër.

I ka dalë emri, është akuzuar, ka dhënë dorëheqjen dhe ka vazhduar procesi. Jo që s’i jepte dorëheqjen, por përkundrazi i fut Edi Ramës dy këmbë në një këpucë. I thotë unë të marr me vete ty. Prandaj, kam zbatuar urdhrat, ke vjedhur ti, pa kam vjedhur unë.

Në një moment të caktuar, Edi Rama i thotë po ja ato mesazhet na prishën punë. Mesazhet, po i ke të tuat janë shumë më të mëdha se të miat aty si mesazhe tha. Dhe ky hajdut, mund t’i vësh çdo epitet, bën presionin më të tmerrshëm në Gjykatë Kushtetuese dhe ja anulojnë masën e pezullimit. Kurajoz prokurori, mbi baza të dokumenteve të pakundërshtueshme, kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Miq, me ato që ka në dosje ajo, jua them unë ju këtu, në qoftë se do ishte dënim me vdekje, ajo do të mirrte të paktën dy dënime me vdekje. Me ato që ka vjedhur, me ato që u ka bërë ju qytetarëve, të Kurbinit dhe të Shqipërisë.

Dhe ky përsëri bllokon heqjen e imunitetit. Kanë mbajtur dje pesë orë mbledhje. Dhe në fund e urdhëron kryetarin e Kuvendit ta mbyllë mbledhjen pa vendim dhe pa afat për mbledhjen tjetër.

A do ta pranojmë ne një gjë të tillë? A mund të pranojmë më ne këtë? A nuk mund të bëjmë ne atë që bëjnë afrikanët kundër këtyre figurave të urryera të kombëve që i vodhën? Edhe më shumë mund të bëjmë ne se ata. Ne kemi përmbysur një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI