Flash

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës/ Plagosen dy persona, arrestohet shoferi

Lapsi.al 20 December 2025
Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës/ Plagosen

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Qafë Plloçë–Qukës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Aktualisht dy të lënduarat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar njërin nga drejtuesit e automjeteve. Mbi 33-vjeçarin, banues në Pogradec, rëndon akuza për veprën penale“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec.

Në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës”, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Vërri, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë, janë dëmtuar shtetaset I. S., 45 vjeçe dhe E. M., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. K., të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI