Flash

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin

Lapsi.al 19 December 2025
Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për

Një sërë zonash minerare të shfrytëzuara ndër vite dhe tashmë jashtë aktiviteti të vendosura në rajone të ndryshme të vendit duhet të rehabilitohen për të rritur sigurinë e mjedisit dhe shëndetit publik. Qeveria pranon në Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026-2040 një seri sfidash me të cilat duhet të përballet ky sektor ku bën pjesë edhe rehabilitimi i zonave ku dikur aktiviteti minerar ka qenë mjaft intensiv.

“Trashëgimia historike e veprimtarive minerare, e akumuluar për dekada pa standarde bashkëkohore teknike dhe mjedisore, ka lënë pas një gjurmë të thellë ndotjeje, veçanërisht në zonat e Bulqizës, Rubikut, Kukësit, Korçës, Rehovës, Pogradecit, Hasit, Ersekës, Munellës, Mamëzit, Mëzezit Memaliajt, Kurbneshit, etj, ku depozitimet e mbetjeve minerare, dambat, sterilet dhe drenimi i ujërave acide te ndotura me metale të rënda vazhdojnë të përbëjnë rrezik për tokën, ujërat nëntokësore dhe shëndetin publik” thuhet në dokumentin e nxjerrë për konsultim.

Po kështu duke referuar një studim të Bankës Botërore qeveria pranon se kostoja e rehabilitimit të këtyre rajoneve mund të kapë shifrën 100 milionë euro.

“Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, duke marrë konsideratë edhe faktin, që procesi i mbylljes së minierave jo efektive nuk është realizuar konform praktikës Evropiane, kostoja e rehabilitimit dhe rikuperimit të plotë të këtyre zonave tejkalon 100 milionë euro, çka e bën këtë ndërhyrje një prioritet strategjik kombëtar për periudhën 2026–2040 dhe një komponent kyç të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe të Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike dhe Rritjen e Qëndrueshme 2023–2030” nënvizohet në strategji.

E njëjta vë theksin tek masat që duhet të merren s ai takon përmirësimeve ligjore dhe përpjekjeve institucionale, të cilat janë marrë edhe më herët në zbatim të Direktivës 2006/21/KE për menaxhimin e mbetjeve të industrive nxjerrëse mbetet i pjesshëm.

Sipas dokumentit shumë impiante përpunimi dhe depozitime historike minerare vazhdojnë të operojnë me sisteme të pamjaftueshme sigurie, pa monitorim të rregullt, pa sisteme paralajmërimi të hershëm dhe pa plane emergjencash të certifikuara në rast përmbytjesh ose kolapsesh strukturorë. Kjo situatë përbën një rrezik të vazhdueshëm jo vetëm për mjedisin, por edhe për komunitetet që jetojnë në afërsi të zonave industriale./MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegu...

07:29

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI