Flash

I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari bie nga kati i katërt

Lapsi.al 19 December 2025
I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari bie nga kati i

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra në boshllëk nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë një autoambulancë e shërbimit emergjent, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Hetimet paraprake për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegu...

07:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI