Flash

Berisha: Me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë dhe po gremiset më keq

Lapsi.al 19 December 2025
Berisha: Me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë dhe po gremiset më keq. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD është një forcë poltike paqësore.

"Ne që të jemi shumë të qartë, jemi forcë politike paqësore. Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbysur në mënyrë paqësore. Nuk heqim dorë ne nga parimet tona. Ka revolta paqësore të cilat kanë oshilacionet e tyre dhe grevat, nuk thashë se do hyjnë në grevë deputetët. Jo. Por janë të gjitha opsionet të hapura. Me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë dhe po gremiset më keq.

Të largohet Edi Rama, kjo është evidente në të 4-anët. Çfarë do të thoni ju nesër, nëse një prokuror guxon dhe e thërret kunatën e strumbullarit të ngjarjeve të AKSHI-t, Armand Frangut, bashkëshorten e kryeministrit. A e lexuat sot apo jo. Luftë thoshte zëdhënësi i Ramës, luftë thoshte. Njeri më shumë se ai, nuk shpreh Rama. Luftë thoshte luftë. Jo mo jo, nuk bën luftë. Shqipëria do të zbatojë ligjin dhe kushtetutën. Keni vjedhur, ja ku është ligji, shkoni tek ligji. Të gjithë me radhë, kush ka vjedhur të shkojë para ligjit." tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI