Flash

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari

Lapsi.al 18 December 2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet

Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kalamata për vrasjen e dyfishtë në Finikounda - ku viktima mbetën pronari i një kampingu dhe punëtori me origjinë shqiptare. Sipas mediave të huaja, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa ai akuzohet për bashkëpunim.

Pak ditë më parë, nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arresteve nga oficeri hetues në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë. Të dy akuzohen për nxitje të krimit.

Mediat shkruajnë se, autoritetet ishin në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është mik i biznesmenit të arrestuar, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë çështje. Ky është arrestimi i pestë, pasi përveç nipit dhe mikut të tij, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për krimin. Nipi nuk pranon fajësinë.

Nipi dhe shoku i tij janë lënë në paraburgim. Gjatë mbrojtjes së tij, nipi përsëriti atë që kishte thënë në deklaratat e tij të mëparshme si dëshmitar, duke mohuar çdo përfshirje.

Ai u deklarua i pafajshëm, pretendoi se donte që çështja të sqarohej dhe se kishte bashkëpunuar me autoritetet që nga fillimi, duke përmendur rastësi në atë që i atribuohej. Nga ana e tij, biznesmeni nga Athina, mik i ngushtë i nipit dhe bashkë-menaxher i kampingut, këmbënguli në pafajësinë e tij, duke theksuar se ishte akuzuar padrejtësisht, duke përsëritur atë që kishte thënë që nga fillimi.

Të këshilluara

21 janari/ Ilir Meta pyetet sot nga SPAK

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të pyetet sot nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet për 21 Janarin. Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ...

08:42

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe interval...

07:25

Dhjetor, të buzëqeshësh me SMILE.al

Dhjetori, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat ...

14:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI