Flash

Rama drejt Hagës për t’u takuar me Thaçin: Drejtësia ndërkombëtare ka lënë nam

Lapsi.al 18 December 2025
Rama drejt Hagës për t’u takuar me Thaçin: Drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të takojë në Hagë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet prej kohësh në qeli për shkak të gjykimit për krerët e UÇK nga Dhomat Speciale.

Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama u shpreh se drejtësia ndërkombëtare duhet të kuptojë që e drejta I takon një populli që luftoi për liri, dhe në anën e familjarëve të viktimave dhe grave e vajzave të përdhunuara.

“Të reflektojmë mbi standardet e ulëta dhe nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie, kur e vetmja gjë që bënë luftëtarët ishte të mbronin lirinë dhe kërkuan të drejtën të jetonin si të barabartë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë raste ka lënë kokrrën e namit. Dua shumë të besoj që në fund e drejta do të fitojë. Këtu nuk ka 2 apo 3, por vetëm një të drejtë. Ajo përjetësuar me gjakun e martirëve dhe dhimbjet e grave, e nënave të përdhunuara e sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat në zemër të Europës”, tha ai.

Të këshilluara

21 janari/ Ilir Meta pyetet sot nga SPAK

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të pyetet sot nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet për 21 Janarin. Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ...

08:42

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe interval...

07:25

Dhjetor, të buzëqeshësh me SMILE.al

Dhjetori, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat ...

14:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI