Flash

Kuvendi/ Nga betimi i Avokatit të Popullit tek debati për krimin e organizuar

Lapsi.al 18 December 2025
Kuvendi/ Nga betimi i Avokatit të Popullit tek debati për krimin e

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën ndaj krimit të organizuar. Në seancën e sotme pritet gjithashtu që para deputetëve të betohet edhe Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani.

RENDI I DITËS:

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE NË DATËN 18.12.2025,

ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në programin e punës dhe në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1 – 19 dhjetor 2025,

URDHËROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.12.2025, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025.

2. Njoftime.

3. Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024”.

4. Projektligji “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”.

5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.16/2018 “Për diasporën”, të ndryshuar.

7. Projektligji “Për vullnetarizmin”.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike”

9. Projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar.

11. Mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

12. Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.

13. Projektvendimi “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.

14. Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe interval...

07:25

Dhjetor, të buzëqeshësh me SMILE.al

Dhjetori, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat ...

14:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI