Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Filipe Luis shtanget nga lojtari i tij para penalltive ndaj PSG: “Jo, nuk do ta bëj”

Lapsi.al 18 December 2025
Filipe Luis shtanget nga lojtari i tij para penalltive ndaj PSG: “Jo, nuk
PSG fitoi Kupën Interkontinentale 2025 duke mposhtur Flamengon në finale vetëm pas goditjeve të penalltive. Brazilianët i rezistuan kampionëve të fundit të Champions League, duke e çuar ndeshjen deri te “ruleta” e penalltive pas rezultatit 1-1, i cili mbeti i pandryshuar edhe pas kohës shtesë. Pak kush mendonte se Flamengo do të shkonte kaq larg, por skuadra e drejtuar nga Felipe Luis arriti t’i bëjë ballë fuqisë së kampionëve të Europës, duke qenë pranë surprizës edhe në minutat e fundit të ndeshjes. Megjithatë, para se të fillonin penalltitë, ndodhi një episod që u bë viral. Protagonist ishte Leo Ortiz, mbrojtësi 29-vjeçar dhe pjesë e Kombëtares braziliane të drejtuar nga Ancelotti. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet trajneri Filipe Luis që shkon te pankina dhe pyet një nga një lojtarët e zgjedhur për penalltitë nëse ndiheshin gati për të gjuajtur. Një pyetje me përgjigje thuajse të sigurtë, sepse rrallëherë dëgjohet një “jo”. Por Ortiz befasoi të gjithë, duke refuzuar me vendosmëri dhe duke e lënë trajnerin e tij pa fjalë.

Lexo më tej: Priti 4 penallti në 5, Safonov mundi Flamengon me truk: i kishte shkruar në peshqir

Pamjet e transmetuara në televizion tregojnë Filipe Luis që i afrohet dy lojtarëve në pankinë. Të parit i drejton pyetjen dhe merr një përgjigje pozitive. Më pas zhvendoset djathtas për t’i kërkuar Leo Ortiz të gjuante penalltinë, pasi ishte përzgjedhur mes pesë të parëve. Mbrojtësi, ndërkohë që pinte ujë nga një shishe, e ndalon menjëherë trajnerin: “No voy a patear”, që do të thotë: “Jo, nuk do ta gjuaj”. Trajneri mbetet i shtangur nga vendimi i lojtarit, i cili nuk lëviz nga vendi. Leo Ortiz qëndron ulur, duke e lënë pa fjalë edhe vetë Filipe Luis, i cili, me fytyrë të ngrysur, kthehet pa i dhënë asnjë përgjigje. Në fytyrën e tij lexohet një përzierje zemërimi dhe mosbesimi. Është e kuptueshme që një lojtar të mos ndihet gati për të gjuajtur penallti dhe, për të mirën e skuadrës, të tërhiqet. Por ndoshta Filipe Luis, nga një mbrojtës me përvojë si Ortiz, priste një reagim ndryshe, më shumë si lider.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI