Flash

Balluku kërkon heqjen e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

Lapsi.al 18 December 2025
Balluku kërkon heqjen e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO

Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO.

Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e infrastrukturës dhe energjisë nuk ishte e pranishme në seancë, por u përfaqësua nga dy avokatët e saj. Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitën të shoqëruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Të këshilluara

Tensione në Kuvend, opozita ndez flakadanë

Tensione në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka ndezur në vendin ku ulen ministrat flakadanë. Ndërkohë i kanë hedhur bidonë me ujë dhe d...

10:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI