Flash

Trump zgjat ndalimin e udhëtimit për 7 vende të tjera përfshirë dhe palestinezët

Lapsi.al 17 December 2025
Trump zgjat ndalimin e udhëtimit për 7 vende të tjera

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka zgjeruar ndalimin e udhëtimit për të përfshirë qytetarët e shtatë vendeve të tjera, përfshirë Sirinë, si dhe palestinezët .

Manjati republikan nënshkroi një shpallje që ndalon ose vendos kufizime të mëtejshme për hyrjen e të huajve “për të mbrojtur sigurinë e Shteteve të Bashkuara”, sipas tekstit të publikuar nga stafi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Vendet e reja të prekura nga masa janë Burkina Faso, Nigeri, Mali, Sudani i Jugut dhe Siria, ndërsa në dy raste të tjera, Laosi dhe Sierra Leone, kufizimet e pjesshme po shndërrohen në një ndalim të plotë. Palestinezët që zotërojnë dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez janë gjithashtu në shënjestër.

Administrata Trump kishte vendosur tashmë një ndalim të plotë hyrjeje për qytetarët e një duzine vendesh, ndërsa qytetarët e dhjetëra të tjerave i nënshtrohen disa kufizimeve.

Në rastin e Sirisë, masa u njoftua disa ditë pas sulmit vdekjeprurës ndaj ushtarëve amerikanë në pjesën qendrore të vendit.

Administrata Trump pretendon se ka identifikuar vendet ku kontrollet e sigurisë janë “aq të pamjaftueshme saqë justifikojnë pezullimin e plotë ose të pjesshëm të pritjes së shtetasve të tyre”.

Teksti parashikon disa përjashtime, për njerëzit që banojnë në Shtetet e Bashkuara përgjithmonë dhe ligjërisht, për njerëzit me viza të lëshuara më parë, që i përkasin kategorive të veçanta (atletë, diplomatë, etj.), si dhe ata hyrja e të cilëve në territor “i shërben interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Që kur u rikthye në pushtet në janar, Donald Trump ka nisur një fushatë në shkallë të gjerë kundër emigracionit të paligjshëm, duke shtrënguar në mënyrë dramatike termat dhe kushtet për hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe lëshimin e pasaportave, duke pretenduar se po e bën këtë për të mbrojtur “sigurinë kombëtare”.

Këto masa kanë për qëllim të parandalojnë hyrjen në vend të të huajve që “kanë qëllimin të kërcënojnë” amerikanët, sipas fjalëve të Shtëpisë së Bardhë.

Dhe gjithashtu të huajve që mund të “dëmtojnë kulturën, qeverinë, institucionet ose parimet themelore” të Shteteve të Bashkuara.

Kohët e fundit, presidenti amerikan ka folur fuqishëm kundër somalezëve, duke theksuar se “ne nuk i duam ata në vendin tonë”.

Në qershor, ai njoftoi një ndalim të hyrjes në SHBA të qytetarëve nga dymbëdhjetë vende, kryesisht në Azi dhe Lindjen e Mesme (Afganistan, Mianmar, Çad, Kongo-Brazzavil, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Iran, Libi, Somali, Sudan, Jemen).

Nga ana tjetër, Turkmenistani – një nga vendet më të izoluara në botë – u përjashtua nga ndalimi, me Shtëpinë e Bardhë që foli dje për “përparim të rëndësishëm” në shtetin e Azisë Qendrore.

Qytetarët e vendit të Azisë Qendrore mund të marrin përsëri viza për të hyrë në SHBA, por me kushtin e domosdoshëm që ata të mos emigrojnë në vend.

Gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), Donald Trump kishte synuar në mënyrë të ngjashme disa vende, kryesisht ato myslimane.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI