Flash

Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq 16 persona

Lapsi.al 17 December 2025
Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë dërgon në

Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 16 persona, në lidhje me veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Nga hetimi rezultoi se këta persona shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 16 persona për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Në kuadër të procedimit penal nr.647, pas hetimeve një vjeçare me metoda proaktive, vëzhgime e përgjime, rezultoi se të pandehurit shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja. Tre nga shtetasit e dërguar në gjyq, janë në akuzë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal pasi u provuan se kanë qenë nën efektin e lëndës narkotike, kur janë ndaluar.

Sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Sarandë, dërgon nër gjyq 16 të pandehurit:

J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

M.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

P.B, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

E.H, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

M.D për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë;

O. A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

F.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Xh.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

S.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

D. Q, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim;

E.T, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer më shumë se një herë;

A. C, për kryerjen e vepres “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në formën e shitjes, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal;

E.D, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh’, në formën e mbajtjes, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal;

V.K, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal;

E. A, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal; dhe

A. Ç, për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë shpreh gadishmërinë për të hetuar dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë individët e përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI