Flash

Presione punonjëseve të ministrisë/ Pse e kërkon SPAK arrestimin e Ballukut

Lapsi.al 17 December 2025
Presione punonjëseve të ministrisë/ Pse e kërkon SPAK

Teksa politika merr vëmëndjen kryesore me zhurmën publike për fatin e Belinda Ballukut, në prapaskenë hetimi penal ka vijuar në heshtje, larg kamerave dhe pa deklarata bombastike. Prokurori i SPAK, Dritan Prençi nuk e ka ndalur punën hetimore edhe pas datës 31 tetor, ditën kur zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shfaq në hyrje të SPAK për t’u marrë zyrtarisht e pandehur.

Një fletë tjetër nga dosja hetimore, e publikuar nga Gazment Bardhi, nxjerr në dritë një provë që mund të rezultojë vendimtare përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit, në përpjekjen për të rënduar masën e sigurisë ndaj Ballukut.

Paralelisht me kërkesën drejtuar Kuvendit për autorizimin e një mase arresti më të rëndë, prokurori Prençi paraqitet këtë të enjte përpara trupës gjykuese me elementë të rinj. (Shiko foton më poshtë)

[caption id="attachment_1050320" align="alignnone" width="900"]Pjesë nga dosja e Ballukut, paragrafi ku flitet për presione ndaj vartësve të saj në Ministrine e Energjisë Pjesë nga dosja e Ballukut, paragrafi ku flitet për presione ndaj vartësve të saj në Ministrine e Energjisë[/caption]

Në dosje, Prençi shkruan tekstualisht se “në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo ishte njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion me forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj).

Nëse ky pretendim, për kërcënimin e një vartëseje në Ministrinë e Energjisë që përfshihet në dosjen e tenderit të tunelit të Llogarasë ka ndodhur vërtetë, atëherë rrethanat e Ballukut përballë gjykatës bëhen shumë më serioze.

Në lojë është posti i saj i zv.kryeministre dhe Ministres së Energjisë për të cilin ajo dhe Rama po përpiqen ta mbajnë me thonj. Dhe në këtë situatë, nëse prokurori i çështjes ka arritur të vërtetojë presionet e Ballukut për punonjësit e ministrisë, atëherë kjo gafë e Ballukut mund të justifikojnë jo vetëm largimin e saj nga detyra, por edhe vendosjen e një mase sigurie më të ashpër, si arresti në shtëpi apo arresti në burg.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se personi me inicialet M.K, i përmendur në dosje, është Mirzeta Kashnica, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e tunelit të Llogarasë. Kashnica nuk rezultonte të kishte një rol qendror në dosjen fillestare për manipulimin e dokumentacionit, por sipas SPAK, ajo është vënë nën presion nga Balluku “në forma të ndryshme”, një formulim që sugjeron ndërhyrje të përsëritura dhe të qëllimshme.

Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Rasti të kujton episodet e intimidimit të dëshmitarëve në dosjen Veliaj, veçanërisht historinë e Ina Goxhajt, e cila u vu nën presion për të mos bashkëpunuar me SPAK, iu ndërrua telefoni dhe u orientua të mos tregonte të vërtetën. Dallimi është se Goxhaj u rikthye në Prokurorinë e Posaçme për të rrëfyer publikisht presionet dhe për të akuzuar ish deputeten e PS, Klotilda Bushka, ndërsa në rastin Balluku, prokuroria pretendon se ka zbuluar presionin ndaj Mirzeta Kashnicës përmes “metodave speciale”, çka nënkupton përgjime telefonike ose ambientale.

Pas marrjes së Ballukut si e pandehur, SPAK ka zhvilluar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj, si dhe në zyra të ndryshme ku dyshohet se mund të gjenden materiale që i shërbejnë hetimit. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në aferën e tunelit të Llogarasë, pasi anuloi një procedurë dhe hapi një garë të re fiktive me rreth 50 milion euro më shumë.

Po ashtu, Balluku është nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sipas SPAK fituesit dyshohet se ishin të paracaktuar.

SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku

Roli i saj në këto procedura është zbuluar përmes celularëve të ish drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi, i cili kishte ruajtur komunikime konfidenciale me Ballukun.

Ndërkohë, prokurori Prençi i është drejtuar Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Ballukut, ndërsa këtë të enjte, trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, e kryesuar nga Miliana Muça, shqyrton ankimin për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës.

Kësisoj pretendimi i prokurorit Dritan Prençi, nëse rezulton i provuar do të ishte treguesi më i qartë se Belinda Balluku e ka humbur gjakftohtësinë për shkak të presionit personal dhe politik dhe në këtë gjendje, duket se ka bërë pikërisht atë që nuk duhej: një hap fals që mund t'i kthehet kundër në gjykatë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI