Flash

Dorëheqja e Metës dhe refuzimi i Ballukut, polemikë e Baton Haxhiut me Kajsiun

Lapsi.al 17 December 2025
Dorëheqja e Metës dhe refuzimi i Ballukut, polemikë e Baton

Rasti i Belinda Ballukut, gjykimi i pezullimit të saj në Gjyktën Kushtetuese dhe sidomos refuzimi i saj për tu hetuar si qytetare e thjeshtë duke dhënë dorëheqjen nga detyra ka shkaktuar një polemikë mes gazetarëve Baton Haxhiu dhe Blendi Kajsiu. Thelbi i polemikës përqëndohet në pyetjen nëse ka mundur të arrijë qeveria Rama të njëjtin standart të sjelljese me drejtësinë që ka pasur kabineti i shkuar ai i Berishës? Në një konferëncë shtypi, këtë të mërkurë, lideri i opozitës pretendoi se një gjë e tillë është e pakrahasueshme duke përmendur dorëheqjen e zv kryeministrit të tij Ilir Meta, menjëherë sapo i doli videoja në "Fiks fare", madje ende pa bërë prokuroria ndonjë kërkesë kundrejt tij.

Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Berisha përmendi gjithashtu edhe raste të tjera ministrash të tij të dorëhequr duke iu referuar rastit të zv/kryeministrit Ilir Rusmaili, të cilin pati vështirësi ta përmendë me emër, për shkak të marëdhënies së tyre personale. 

Pikërisht tezën se Rama nuk ka arritur as nivelin moral të Berishës e trajtonte në një opinion për Lapsi.al edhe autori Blendi Kajsiu.  

"Standarti politik anti-korrupsion i qeverisë Rama sot është nën standartin politik anti-korrupsion që vendosi Ilir Meta dje me dorëheqjen nga posti i zv.kryeministrit, ndërkohë që akuzohej për korrupsion. Në këtë aspekt fitorja juridike e Ramës është një humbje e madhe politike për qeverisjen e tij që pretendon ta çojë Shqipërinë drejt standarteve anti-korrupsion evropiane.

Andi Bushati: Ç’mund të bëjë SPAK, pasi e shfryu kushtetuesja?

Në këtë pikë mund të argumentohet se Meta dha dorëheqjen dje sepse kishte garanci që gjygjësori ynë i tredhur nuk do ta dënonte. Ndërkohë Balluku nuk e jep dorëheqjen sepse nuk e ka këtë garanci me SPAK-un. 

Padyshim që diçka e tillë është e vërtetë. Ama kjo nuk ndryshon faktin që standarti politik anti-korrupsion i zv.kryeministrit Meta dje ishte më i lartë se standarti anti-korrupsion i zv.kryeministres Balluku dhe i kryeminstrit Rama sot, që insistojnë se ajo duhet të përballet me drejtësinë jo si depuetet, dhe aq më pak si qytetare e thjeshtë, por si zv.kryeministre", argumentonte Kajsiu.

Por të kundërtën e kësaj teze ka mbrojtur me këmbëngulje Baton Haxhiu duke replikuar me Kajsiun në një editorial të tij për Albanian Post

"Krahasimi me dorëheqjen e Ilir Metës në vitin 2011 është i fuqishëm në retorikë, por i pasaktë institucionalisht. Meta dha dorëheqjen në një sistem drejtësie të kapur, të paralizuar dhe të paaftë për të ndëshkuar këdo. Dorëheqja e tij nuk ishte akt besimi te drejtësia, por menaxhim politik në kushtet e një pandëshkueshmërie të garantuar. Hetimi vazhdoi pa paraburgim, pa masa ekstreme, pa shkatërrim të lirisë personale. Ishte një kohë kur morali përdorej si zëvendësim i drejtësisë që mungonte", thotë Haxhiu. Kronologjia/ 23 ditët që e kthyen Ramën në ushtar të Ballukut Pikërisht ky kazus është shndërruar në një mollë ideore sherri mes të dyve lidhur me nivelin e korruptimit të kësaj qeverisjeje, për rënimin e moralit të saj, por dhe nga ana tjetër për faktin se si parametrat moralë nuk mund të shërbejnë për për ti rezervuar personazheve të hetuar një proces publik para atij juridik. Kajsiu shkruan: "Fitorja jurdike e Kryeministrit Rama (duke iu referuar asaj në kustetuese) më shumë se ndarjen e kufinjve të pushteteve ka qartësuar se qeverisja e tij bazohet tek personat më shumë sesa tek procedurat, institucionet dhe ligjet. 

Ky është në fakt konfirmimi më i qartë i korruptimit të saj. Është një qeveri ku mesa duket tenderat mund ti japë vetëm dikush me profilin politik të Ballukut".

Ndërsa për Baton Haxhiun: "Morali politik ka vendin e vet. Por kur ai kthehet në kriter për arrestim, pezullim dhe delegjitimim para gjykimit, drejtësia humbet rolin e saj dhe shndërrohet në instrument frike". Prandaj ai këmbëngul: "Fitorja juridike e Ramës nuk është thjesht mbrojtje e një zyrtareje. Është një sinjal se shteti nuk mund të qeveriset nga paraburgimi preventiv dhe nga presioni moral para vendimit gjyqësor". ©Lapsi.al

Të këshilluara

Shefi i ri i SPAK, prokurori i ambasadorëve

Kjodian Braho si shef i ri i SPAK, më shumë se produkt i shtatë votave të 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është ai i një konsensusi të gjërë ...

15:09

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI