Flash

U kapën 7 telefona në Qershor, tenderat e Karçanaj dolën në bisedat me Ergys Agasin

Lapsi.al 16 December 2025
U kapën 7 telefona në Qershor, tenderat e Karçanaj dolën

Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiranë dhe Durrës, që i përkasin Ergys Agasit, një personazhi shumë të përfolur mes biznesit, politikës shqiptare dhe Krimit të Organizuar.

Të gjitha telefonat me urgjencë u futën për ekspertim në laboratorin shkencor të SPAK, ku nga Akti-Ekspertimi, mësohet të kenë dalë mijëra mesazhe të shkëmbyera mes këtij subjekti dhe personazheve të ndryshëm të politikës, krimit dhe drejtorave të administratës, përfshirë Ergys Agasi.

Tashmë Agasi është larguar nga Shqipëria në drejtim të Dubait, ndërsa SPAK ka lëshuar një masë sigurimi "arrest në burg" për të dhe disa arreste shtëpie për Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiraj dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Mes shumë mesazheve mësohet se ka dalë dhe drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, duke sjellë fakte të reja në atë që tashmë njihet rëndom si paracaktim i tenderave publikë tek biznesmenë klientë të qeverisë.

Hetimi i prokurorit Bledar Maksuti, (i cili tashmë ka bashkuar dy dosje të ndryshme në një procedim të vetëm), ka zbuluar përmes bisedave të konstatuara në telefona se disa nga tenderat me vlerë miliona euro janë “pilotuar” nga persona të tjerë jashtë institucionit, duke paracaktuar garën në disa praktika prokurimi.

“Pilotimi” është kryer përmes drejtueses së AKSHI-t dhe më pas kjo e fundit ka çuar direktivat tek anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët rregullonin letrat për paracaktimin si fitues të kompanisë së preferuar.

Tenderat me miliona euro të AKSHI-t, janë ndarë në tavolinë dhe në disa praktika që SPAK po heton rezulton se nuk ka pasur asnjëherë garë, por veçse “pilotim” nga jashtë. Duke u nisur nga këto prova dhe dyshime të forta të mbështetura në indicie, Mirlinda Karçanaj, tre ditë më parë u paraqit në prokurorinë e posaçme SPAK, duke dhënë shpjegime lidhur me praktikat e kryera.

Dëshmia e Karçanaj, është marrë në cilësinë e personit që ka dijeni dhe ka zgjatur për gati 3 orë. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Karçanaj, për shkak se ky hetim po mbahet shumë hermetik nga ana e anëtarëve të grupit hetimor.

Ndërkohë lidhur me këtë rast pritet që në SPAK të paraqitet për të dëshmuar, Daniel Shima, që ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të AKSHI-t dhe një herësh në disa praktika tenderuese ka qënë kryetar apo anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Për rastin në fjalë janë marrë në pyetje dhe disa persona anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe biznesmeni Ermal Beqiri, që kontrollon kompaninë “SOFT & SOLUTION”. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI