Flash

Pengmarrja e Daniel Shimës/ Berisha: Nuk dihet a është gjallë

Lapsi.al 16 December 2025
Pengmarrja e Daniel Shimës/ Berisha: Nuk dihet a është

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Daniel Shima është u rrëmbye nga persona të veshur si policë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se urdhëri ishte ishte ta groposnin, por ai ndryshoi sapo u mor vesh se ai i ka dërguar një mesazh partnesers së tij, se po e rrëmbejnë njerëz të veshur me uniforma të policisë.

Sipas Berishës, ai u dhunua dhe u soll në shtëpi rreth orës 4 të mëngjesit. Lideri demokrat tha se nga ajo ditë deri më sot, Danielin nuk e ka takuar më asnjë njeri.

Aio tha se nuk dihet nëse është i gjallë apo jo. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se është përpjekur tu bëj thirrje mediave, Avokatit të Popullit, shoqërisë civile që të shkojnë ta takojnë në shtëpi, por thirrjet e tij nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga askush.

"A është Gerond Meçe i vetmi person i marrë peng? Jo, jeni dëshmitarë se tre muaj u mor peng Daniel Shima. Ajo e kishte marrë shofer Danielin, nga shofer e kishte bërë mbishofer. Nga mbishofer, e kishte bërë zëvendësdrejtor të AKSHI-t, imagjinoni ju tani. Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, se këtu ka historia nga më të papërshkruara, të të gjitha llojeve. Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, një ditë prej ditësh, thirret nga Lubia bis dhe i dorëzohet fleta e shkarkimit nga detyra, kur ditën që kjo u thirr nga SKAP, kur u pyet 7 apo 8 orë sipas medieve, dhe sa doli, shkoi direkt në zyrë dhe i komunikoi largimin nga detyra.

Nuk u mjaftuan me kaq. Se pse e tek, natyrisht mendja të shkon përderisa ky akt ndodhi fill sapo doli nga SKAPI, dikush asaj i kishte thënë se spiuni është Danieli. Se ndryshe nuk ka si kuptohet. Danieli, pra, duket se ishte dekonspiruar. Dhe çfarë i ndodh Danielit, jeni të gjithë dëshmitarë Një ditë, në mes të bulevardit, në mes të Tiranës, persona të veshur policë e rrethojnë dhe Danieli e kupton menjëherë se do ketë fatin e Gerondit. Dhe në moment i çon partneres, apo nënës se vet, po më rrëmbejnë, po më marrin peng, persona me uniformë policie.

E marrin, e fusin në makinë, e nisën nga Rruga e Elbasanit, tek fakulteti i gjuhë letërsisë, e futën në Qytetin Studenti, u kthyen dhe vazhduan rrugët drejt e në bodrumet e Suel Çelës. Në bodrumet e Suel Çelës, urdhri ishte ta groposnin, por urdhri ndryshoi sapo u mor vesh se ky ma dorëzuar mesazh se uniforma të policisë po më rrëmbejnë. Kështu që e shtruan në dru Danielin, ia thyen kockat, dhe e prunë gjysmë të vdekur në ora 4 të mëngjesit në shtëpi. Nga ajo ditë gjer sot, Danielin nuk e ka takuar më asnjë njeri. Është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo nuk jeton, askush nuk e di.

Jam përpjekur t’i bëj thirrje medieve, t’i bëj thirrje Avokatit të Popullit, t’i bëj thirrje shoqërisë civile që të shkojnë ta takojnë në shtëpi, por thirrjet e mia nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga askush. Për fatin e Danielit as sot nuk dihet, është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo jo. Një gjë dihet për Danielin, ai u shkarkua nga Lubia bis sapo ajo u kthye nga Skapi në zyrën e saj. Pra, këto zhvillime! " tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI