Flash

Nevojiten 914 mln euro investime private në energji, priten në 2026-2027

Lapsi.al 16 December 2025
Nevojiten 914 mln euro investime private në energji, priten në

Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotësohen me investime shtesë që në dy vitet e ardhshme pritet të jetë të vrullshme ose të paktën kështu e parashikon program i reformave ekonomike 2026-2028.

Drafti i nxjerrë për konsultim nënvizon se janë të paktën 600 MW kapacitete të instaluara që parashikohet të plotësohen nga investimet private duke u afruar në vlerën rreth 1 miliardë eurove.

Kështu sipas dokumentit ankandet e zhvilluara për projektet e energjisë ishin hallka e parë për kapacitetin e burimeve të rinovueshme dhe zhvillimin e tregut.

“Plani i ankandit bazuar në sasi për burimet e ripërtëritshme tregon vëmendje të kujdesshme ndaj kapacitetit të përthithjes së tregut dhe sfidave të integrimit të sistemit. Shtimi i planifikuar prej të paktën 600 MW kapacitet të ri të ripërtëritshëm është kalibruar për t’u përputhur me zhvillimin e rrjetit dhe pjekurinë e tregut.

Ndikimi ekonomik i kësaj reforme për periudhën afatmesme përqendrohet kryesisht në nevojat për investime për të gjeneruar kapacitetet e synuara (600 MW). Për të arritur këtë objektiv të investimeve shtesë në kapacitetet e gjenerimit të energjisë diellore dhe të erës, nevojiten investime private prej rreth 914 milionë euro” thuhet në program.

I njëjti nënvizon se vlerësimet e investimeve gjenerohen duke përdorur kostot e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA) për investimet në energjinë e rinovueshme.

“Ky investim shtesë është planifikuar të ndodhë në vitet 2026 dhe 2027 dhe është futur si një shok i jashtëm në skenarin bazë makroekonomik” thuhet në program.

Programi prek gjithashtu reformën e tarifave duke nënvizuar nevojën për balancimin mes nevojës së tregut dhe mbrojtjes sociale. “Masat kundër varfërisë energjetike shkojnë përtej subvencioneve të thjeshta për të përfshirë përmirësimet e eficiencës energjetike dhe mbështetjen e zgjidhjeve të burimeve të ripërtëritshme të shpërndara.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse synon trajtimin e shkaqeve rrënjësore të varfërisë energjetike duke mbështetur njëkohësisht objektivat e gjerë të tranzicionit energjetik. Programi përfshin mbështetje të synuar për rinovime ndërtesash, pajisje efiçente dhe instalime të vogla të burimeve të ripërtëritshme për ekonomitë familjare vulnerabël”, sqaron në mënyrë më të detajuar dokumenti i qeverisë i nxjerrë për konsultim./MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegu...

07:25

Goditja e grupit "Rraja", zbardhen përgjimet

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat në SKY ECC është zbuluar se pas kapjes së ngarkesës me 236 kg kanabis në...

13:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI