Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Hetimet për "Qatargate"/ Parlamenti Evropian i heq imunitetin eurodeputetes italiane

Lapsi.al 16 December 2025
Hetimet për "Qatargate"/ Parlamenti Evropian i heq imunitetin

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti. Dhoma e Parlamentit konfirmoi sot rekomandimin e Komitetit për Çështjet Ligjore, i cili më 3 dhjetor kishte votuar për të lejuar autoritetet ligjore të ndërmarrin veprime ndaj Moretti-t, në kuadër të hetimeve për skandalin “Qatargate” mbi dyshimet për blerje të paligjshme të votave në Parlamentin Evropian, një çështje që shpërtheu në dhjetor 2022.

Heqja e imunitetit u miratua me shumicë të madhe, me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime. Autoritetet theksuan se ky vendim nuk prek prezumimin e pafajësisë së eurodeputetes.

Ndryshe shkoi për kolegen e saj të Partisë Demokratike, Elisabetta Gualmini, për të cilën Dhoma hodhi poshtë propozimin për heqjen e imunitetit me 382 vota kundër, 254 pro dhe 19 abstenime.

Emrat e Moretti-t dhe Gualmini-t ishin përmendur që në fazën fillestare të hetimit nga gjyqtari hetues Michael Claise, më vonë i zëvendësuar nga Aurélie Dejaiffe. Pozicioni i Moretti-t konsiderohej më i dobët, për shkak të lidhjeve të saj me Antonio Panzeri, një nga arkitektët e sistemit të dyshuar, dhe udhëtimit të saj në Katar në shkurt 2020, ku përfshinte edhe një vizitë në një kantier ndërtimi të stadiumit për Kupën e Botës.

Megjithatë, kreu i delegacionit të PD-së në Parlamentin Evropian, Nicola Zingaretti, shprehu mbështetje për eurodeputeten: Jam i sigurt se Alessandra Moretti do të tregojë integritet dhe transparencë në lidhje me akuzat e ngritura. Tani do të ketë mundësinë që të sqarojë çdo dyshim, ndërsa angazhimi i saj në punën parlamentare do të vazhdojë pa ndërprerje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI