Flash

Arratiset Ergys Agasi/ Mirlinda Karçanaj në arrest shtëpie për tenderat e AKSHI

Lapsi.al 16 December 2025
Arratiset Ergys Agasi/ Mirlinda Karçanaj në arrest shtëpie

SPAK dhe BKH nisën mëngjesin e të martës një aksion që synon goditjen e korrupsionit mbi tenderat e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, institucionit që administron sistemet, të dhënat dhe kontratat e teknologjisë për një pjesë të madhe të administratës. GJKKO ka caktuar masa sigurie për drejtuesen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa masa “arrest me burg” janë caktuar për dy biznesmenë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të cilët raportohet se nuk janë gjetur gjatë kontrolleve dhe mbeten në kërkim. Dyshimet janë se Ergys Agasi ishte njoftuar më parë për operacionin e urdhëruar nga SPAK dhe është arratisur jashtë vendit.

Masa janë marrë edhe për zyrtarë të tjerë, përfshirë pezullim nga detyra për Erjon Ismailin, zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra punonjës të AKSHI, kryesisht anëtarë të komisioneve të vlerësimit dhe të shqyrtimit të ankesave, në kuadër të një hetimi që, sipas këtyre burimeve, ka nisur rreth një vit më parë dhe lidhet me procedura prokurimi.

Deri më tani mësohet se SPAK ka zbuluar një skemë presioni me elementë “rrëmbimi, dhune dhe shantazhi”, ku pretendohet se biznesmeni Gerond Meçe është rrëmbyer dhe më pas është tërhequr nga gara apo interesimi për tenderë të lidhur me AKSHI, ndërsa në këtë episod përmenden Agasi, Beqiraj dhe persona nga Policia e Shtetit.

Kush është Ergys Agasi dhe pse ky hetim ka peshë politike

I njohur si djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, Ergys Agasi u ngjit në pushtet përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe më pas u afrua me Partinë Socialiste, duke mbajtur poste në administratë si drejtues i Inspektoratit të Mjedisit. Por ndërkohë që profili i tij publik mbetej i ulët, ndikimi i tij rritej me njohjet dhe kontaktet politike që kishte krijuar ndër vite.

Ergys Agasi është paraqitur prej kohësh në raportime dhe debate publike si figurë me ndikim në Durrës dhe shpesh i përshkruar si njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama.

[caption id="attachment_1049911" align="alignnone" width="1592"]Arben Ahmetaj duke folur me gazetarët e emisionit Report në Raitre Arben Ahmetaj duke folur me gazetarët e emisionit Report në Raitre[/caption]

Emri i tij u bë publik për herë të parë nga ish.zvkryeministri Arben Ahmetaj, i cili e përshkruante Agasin një lloj ndërmjetësi të kryeministrit Edi Rama me bandat kriminale: “Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri–tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”, deklaroi Ahmetaj në një bisedë të shfaqur në “Report” për RAI 3.

Ahmetaj në RAI 3/ Ergys Agasi, njeriu misterioz që mban lidhjet e Ramës me bosët e mafias

Ahmetaj vazhdote duke e vendosur AKSHI në qendër të “kapjes” së shtetit nga ky klan pranë Edi Ramës dhe shkonte edhe më tej. “Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe”.

Në këtë kontekst, AKSHI përmendet nga Ahmetaj si një nga nyjet kryesore të këtij sistemi. “AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money” shprehej Ahmetaj.

Denoncimi i Ahmetajt për paratë e Ergys Agasit

Arben Ahmetaj ka treguar se Agasi kishte marrë kontrollin mbi Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përmes lidhjeve të tij politike dhe familjare. Dhe faktet e mbështesnin këtë akuzë: motra e tij është drejtoreshë në AKSHI, ndërsa kompania e tij, EA Solutions, ka pasur një rritje të pashpjegueshme financiare brenda një viti nga krijimi i saj dhe çuditërisht në fushën e shërbimeve të IT.

[caption id="attachment_1049912" align="alignnone" width="1280"]Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj duke folur me gazetarët e Report të Rai3 Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj duke folur me gazetarët e Report të Rai3[/caption]

Dokumentet tregojnë se EA Solutions, kompania e Ergys Agasit, është themeluar në mars të vitit 2023 dhe ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro.

Për ta thënë thjesht: kompania shpenzon rreth 8 mijë euro në muaj, por fitimet i ka 23 herë më të larta se shpenzimet. Në një treg të ndershëm, një rritje kaq e shpejtë dhe e pashpjeguar do të ishte objekt hetimi për evazion fiskal apo pastrim parash. Por në Shqipëri, kur ke lidhje me Edi Ramën, shteti nuk të sheh.

Lidhjet mes AKSHI-t dhe ‘Soft Solutions’ – skema e tenderave të dyshimtë

Sipas Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirajt faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t. Kjo është kompania që thuajse çdo vit merr llokmën më të madhe nga të gjitha kompanitë e tjera që tenderon ky institucion. Madje sipas Ahmetajt, nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit.

Skandali/ Milionat e AKSHI-t të çojnë te familja e Edi Ramës

“AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua” shprehej Ahmetaj në një nga intervistat e tij për Çim Pekën.

Në një vend ku politika dhe krimi ecin krah për krah, Agasi duket se është një ndërmjetës i fuqishëm mes të dyja botëve. Akoma më i fortë ishte denoncimi i Gazment Bardhit, pas daljes në skenë të emrit të Ergys Agasit. Sipas Bardhit, lidhjet e tij shkonin deri në kupolën e SHISH.

Mes inskenimit dhe rrëmbimit mafioz/ Daniel Shima, dëshmitari që u zhduk në Tiranë

“Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të organizuar, duke zhbërë rolin kushtetues dhe ligjor të këtij institucione” shprehej Bardhi./Lapsi.al

Të këshilluara

Shefi i ri i SPAK, prokurori i ambasadorëve

Kjodian Braho si shef i ri i SPAK, më shumë se produkt i shtatë votave të 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është ai i një konsensusi të gjërë ...

15:09

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI