Flash

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy kolumbiane

Lapsi.al 15 December 2025
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, arrestohen

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vollga, Durrës.

Për pasojë ranë në pranga dy shtetase kolumbiane, ndërsa u proceduan penalisht gjashtë shtetas shqiptarë për prostitucion.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi.

Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15 093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë ...

07:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI