Flash

Rikthehet lebra pas dekadash në Europë/ Dy raste në Rumani dhe një në Kroaci

Lapsi.al 15 December 2025
Rikthehet lebra pas dekadash në Europë/ Dy raste në Rumani dhe

Rumania dhe Kroacia kanë raportuar së fundmi rishfaqjen e lebrës, një sëmundje që dukej se i përkiste të kaluarës së kontinentit. Siç raportohet në Rumani, 44 vjet pas rastit të fundit të regjistruar në vitin 1981, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 4 raste të dyshuara.

Në të katërta rastet, të gjitha janë punëtorë aziatikë të punësuar në një sallon masazhi në Cluj-Napoca. Gjithashtu edhe Kroacia ka njoftuar një rast të izoluar që i përket një punëtori nepalez i cili jeton në vend prej 2 vitesh.

Si në Rumania dhe Kroaci, Ministritë e Shëndetësisë theksojnë se nuk ka rrezik për popullatën e përgjithshme, falë ngjitshmërisë së ulët të sëmundjes dhe zbatimit në kohë të protokolleve. Në Kroaci rasti i parë i lebrës vjen pas më shumë se 30 vjetësh.

Lebra është shumë ngjitëse, por kërkon ekspozim të zgjatur për tu transmetuar, pasi nuk mund të përhapet përmes kontaktit të shkurtër ose ndarjes së thjeshtë të hapësirave të përbashkëta. Lebra, e njohur edhe si sëmundja e Hansenit, është një sëmundje kronike infektive e shkaktuar nga një bakter që transmetohet kryesisht përmes pikave të frymëmarrjes të lëshuara nga kolla ose teshtitja.

“Sëmundja manifestohet me lezione të lëkurës dhe dëmtime të nervave periferikë, të cilat shkaktojnë humbje të ndjeshmërisë dhe një ndjenjë dobësie të përgjithshme”, deklarojnë ekspertët

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë ...

07:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI