Flash

Korreshi përplaset me Zegjine Çaushin, Manja i kthehet socialistes

Lapsi.al 15 December 2025
Korreshi përplaset me Zegjine Çaushin, Manja i kthehet socialistes

Një episod debati ka ndodhur ditën e sotme mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe socialistes Zegjine Çaushi. Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, Korreshi ka ironizuar ligjet e sjella nga maxhoranca për tu miratuar.

Ndërkohë që teksa Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në Komision, Çaushi e ka ndërprerë disa herë duke mos e lejuar që të mbarojë fjalën e tij. Në këto momente ka ndërhyrë dhe kreu i Komisionit Ulsi Manja, duke i kërkuar socialistes që të mos ndërhyjë më, pavarësisht se çfarë thotë Korreshi.

Pjesë nga debati:

Saimir Korreshi: Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë dhe kjo seancë mos është ndonjë kamera e fshehtë për vit të ri. Po bëheni qesharakë me këtë ligj.

Ulsi Manja: Seanca është publike, jemi live, në dritë të Diellit, po të duash ti ngre edhe grilat.

Ulsi Manja: Zonja Çaushi të lutëm, zoti Korreshi vijo me fjalën tuaj.

Saimir Korreshi: Unë kam hall testin e kartelës e kanë kaluar, që na sjellin këto lloj ligjesh. E ka kaluar testin neuro-psikiatrik, se të vish me këto ligje këtu duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik

Zegjine Çaushi: Kush duhet ta kalojë këtë?

Ulsi Manja: Zonja Çaushi, të lutem. Të bëhemi pak seriozë se Shqipëria ka në fuqi ligjin numër 60/2016.

Saimir Korreshi: Atje nuk erdhi ministri, këtu vjen ministri. Hall i madh ju ka rënë se si duhet ta plotësoni vendin se do të ketë shumë kërkesa spiunësh. Ja spiunlliqet. Me këtë ligj nuk i bëjmë nder Shqipërisë, vetes bëni çfarë të doni. Ju po krijoni një lloj lufte spiunash.

Ulsi Manja: A ka mundësi të mos ndërhyni kur flasin deputetët, çfarë të dojë të thotë.

Të këshilluara

Goditja e grupit "Rraja", zbardhen përgjimet

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat në SKY ECC është zbuluar se pas kapjes së ngarkesës me 236 kg kanabis në...

13:24

Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Pa...

10:21

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI