Flash

Albanese dygolësh, bie Dinamo: kthehet Tetova, Egnatia tregon “dhëmbët” në kryeqytet

Lapsi.al 14 December 2025
Albanese dygolësh, bie Dinamo: kthehet Tetova, Egnatia tregon

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në transfertë përballë Dinamos, duke konfirmuar se është në rritje dhe plotësisht në garë për titull. Skuadra e Rrogozhinës u shfaq më cinike në kryeqytet, duke shfrytëzuar me efikasitet maksimal rastet që pati në dispozicion.

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, Egnatia nuk e dominoi lojën, por goditi në momentet kyçe. Albaneze ishte protagonist absolut, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë dhe i dha avantazhin e dyfishtë ekipit të tij.

Rastet e shumta të Dinamos dhe muri Dajsinani

Dinamo, nga ana tjetër, ishte skuadra që krijoi më shumë raste shënimi, por mungoi saktësia para portës. Portieri Dajsinani zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke ndalur tentativa të rrezikshme nga Bregu, Nani dhe Vila, duke mbajtur të paprekur epërsinë e Egnatias.

Lexo më tej: Vllaznia ndalet sërish, Bylis rrëmben një pikë në “Loro Boriçi”

Në minutat shtesë të takimit, Qefaliaj shënoi golin e vetëm për dinamovitët. Por rrjeta e tij shërbeu vetëm për statistikë, pasi Egnatia kishte siguruar tashmë fitoren 2-1 në kryeqytet.

[video width="742" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/12/693f1634b7f98.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI