Flash

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK

Lapsi.al 13 December 2025
Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK

Në sheshin “Skënderbeu”, mijëra shqiptarë u mblodhën për të brohoritur një zëri kërkesën për drejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë të shtunë, ishte radha e Shkupit të ngre zërin kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale të Hagës.

Veteranët e luftës kërkuan gjykim të drejtë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Gjatë fjalës së tij, një veteran u shpreh pas dërgimit të drejtuesve të UÇK-së në Hagë u mbyll dera e luftëtarëve të lirisë, ndërsa shtoi se kjo s’ka për të ndodhur pasi asgjë s’mund të perëndojë diellin e UÇK-së.

“Me shkronja bëhet alfabeti dhe me shkronja shkruhet kombi, të mos ishte alfabeti shqip ne do të shuheshim. Tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip është UÇK. Mirënjohje për ata që dhanë jetën për lirinë e kombit. Kur bie burri dhe perëndon dielli, mbyllet dera, thoshte Konufci i lashtë. Ashtu u duk, që pas dërgimit në Hagë të drejtuesve të UÇK-së, u mbyll dera e luftërave të lirisë. Por kjo s’do të ndodhë kurrë, sepse asgjë s’mund të perëndojë diellin e UÇK. UÇK është fotosinteza e kombit shqiptar. Këtu është së bashku me ne shpata e Skënderbeut, lutja e Nënë Terezës, është pena e Samiut dhe Avdylit, diplomacia e Ismail Qemalit, pushka e Adem Jasharit, Shkëlzen Haradinajt. Askush s’mund ta njollosë UÇK-në e lavdishme. Në këtë betejë UÇK ka pasur SHBA, aleatin tonë. LIRI për çlirimtarët, një komb një histori, drejtësi për çlirimtarët”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI