Flash

Kosova dërgon ndihma drejt Gazës

Lapsi.al 13 December 2025
Kosova dërgon ndihma drejt Gazës

Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për palestinezët në Gazën e shkatërruar nga lufta është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës palestineze, njoftoi të shtunën kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një njoftim në Facebook, Kurti tha se dërgesa në vlerë prej 500 mijë eurove përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë.

Qeveria e Kurtit i kishte ndarë të hollat për këtë dërgesë humanitare në janar, por dërgimi i tyre u bë i mundur vetëm tani, tha Kurti, pas armëpushimit të arritur në tetor, me ndërmjetësimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe fuqi të tjera - është zbatuar pothuajse plotësisht që nga tetori, por lufta e ka shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës së Gazës dhe kushtet e jetesës janë tejet të rënda.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe palestinezë thanë se nevojiten urgjentisht të paktën 300.000 tenda të reja për rreth 1.5 milionë njerëz që vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda enklavës.

Kurti tha se kjo ndihmë humanitare “përfaqëson angazhimin e Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gazë”.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi militant palestinez Hamas në Izrael, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë ka vrarë mbi 70.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës./ REL

Të këshilluara

Berlini akuzon Moskën për sulm kibernetik

Qeveria gjermane ka akuzuar Rusinë për një sulm të madh kibernetik dhe një fushatë dezinformimi gjatë fushatës zgjedhore federale. Prandaj, ambasadori rus është...

10:36

Çfarë po e nxit rritjen e çmimeve

Disa analistë janë të mendimit se një nga faktorët kryesorë që nxisin rritjen e çmimeve për konsumatorët në SHBA është përpjekja e bizneseve për të rritur fitim...

07:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI