Flash

Rritje e pagës minimale në 500€/ Miratohet me 81 vota pro Buxheti 2026

Lapsi.al 12 December 2025
Rritje e pagës minimale në 500€/ Miratohet me 81 vota pro Buxheti

Kuvendi vijoi deri pas orës 01:30 një seancë maratonë diskutimin nen për nen të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2026.

Me 81 vota pro u miratua buxheti i vitit 2026, ndërsa 16 deputetë votuan kundër.

Totali i të ardhurave për vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 823 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 886.7 miliardë lekë.

Deficiti buxhetor për vitin 2026 është planifikuar në 2.3% të PBB-së, ndërsa balanca primare pritet të jetë e balancuar, në përputhje me rregullat fiskale në fuqi.

Borxhi publik bruto do të vijojë të ulet, duke zbritur në 53.6% të PBB-së në vitin 2026 dhe në 51% deri në vitin 2028.

Për vitin e ardhshëm është parashikuar formula e re e rritjes së pensioneve që parashikon bonuse të përmuajshme. Sipas të dhënave në projektligj fondi për bonuset në vitin që vjen do të jetë 100 milionë euro si dhe janë parashikuar 16.5 milionë euro për indeksimin e tyre.

Do të financohet gjithashtu rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë, si dhe indeksimi i pagave të administratës publike me 2.5%, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Për vitin 2028, paga minimale pritet të arrijë në 60 mijë lekë, e shoqëruar me indeksim sipas inflacionit.

Qeveria planifikon të mbajë një nivel të lartë investimesh publike, me një mesatare prej 6.5% të PBB-së gjatë periudhës 2026–2028. Investimet do të përqendrohen në projekte strategjike të lidhura me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021–2030.

Në kuadër të buxhetimit gjinor, rreth 9.5% e shpenzimeve buxhetore do t’i dedikohen politikave me bazë gjinore, të përfshira në 85 programe buxhetore.

Buxhetet vendore për vitin 2026 janë parashikuar në 97.7 miliardë lekë, me një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2025, duke përfaqësuar 3.52% të PBB-së.

Transferta e pakushtëzuar për pushtetin vendor do të jetë 1.6 miliardë lekë më e lartë se një vit më parë dhe më shumë se dyfishi krahasuar me nivelin e vitit 2015.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ...

07:15

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Ish-ministri i mjedisit, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vjetësh i arrestuar per aferen e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë...

11:36

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI